I akuzuari për shpërdorim detyre Astrit Haraqija mungoi në gjykimin e ish-ministrave dhe producentëve filmikë.
Astrit Haraqija dhe as avokati i tij Teki Bokshi nuk u paraqitën sot në gjykatë, në gjykimin ku Haraqija bashkë me ish-ministrin tjetër të Kulturës Valton Beqiri, akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa producentët filmikë Armond Morina e Nehat Fejza ngarkohen për mashtrim në detyrë.
Për ish-ministrin e Kulturës, Gjykata mori vendim që në seancën e radhës të sillet me detyrim në gjykatë.
Në seancën e sotme mungoi edhe producenti filmik Nehat Fejza që nëpërmjet avokatit të tij Osman Havolli e kishte njoftuar gjykatën se ndodhej jashtë vendit.
Për mungesë të Astrit Haraqisë e Fejzës seanca e sotme ndaj ish-ministrave dhe producentëve u shty, duke u caktuar më 13 dhjetor.
Aktakuza ndaj këtyre katër personave lidhet me mbështetjen që si ministra kulture Haraqija e Beqiri u bënë filmave “Mysafir në Sofër” dhe “Ndjekja e Larës” të producentëve filmikë Armond Morina e Nehat Fejza.
Ish-ministrat e Kulturës, Astrit Haraqija e Valton Beqiri në dhjetor të vitit të kaluar u dënuan me nga 10 muaj burg me kusht, producenti filmik Armond Morina me 6 muaj burg efektiv, ndërsa producenti tjetër Nehat Fejza u shpall i pafajshëm.
Por Gjykata e Apelit në qershor të këtij viti vendosi që rastin e ish-ministrave dhe producentëve ta kthejë në rigjykim, pasi sipas saj Themelorja në Prishtinë nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme për faktet vendimtare me të cilat shpalli vendimin e vitit të kaluar.
Në këtë gjykim dëshmuan mes tjerësh edhe ish-kryeministrat Agim Çeku e Bajram Kosumi që kryen këtë detyrë në kohën kur Ministria e Kulturës ndau mjete për filmat “Mysafir në Sofër” dhe “ndjekja e Larës”. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025