LAJMI I FUNDIT:

Bie qeveria në Estoni

Bie qeveria në Estoni

Qeveria e koalicioni trepartiak të Estonisë ka rënë mbrëmë, sepse partnerët më të vegjël e kanë ndërprerë bashkëpunimin me kryeministrin Tavi Roivas, pas kontestit për mënyrën në të cilën udhëheq me Qeverinë.

“Për partinë sociale-demokratike (SDE) dhe Partinë konservatore IRL, bashkëpunimi me Partinë reformuese (PR) ka përfunduar”, deklaroi zëdhënësja e SDE-së, Heidi Ojama.

Në prill të vitit 2015, partia e Roivas hyri në koalicion me SDE-në dhe IRL-në me 59 nga gjithsej 101 vende në Parlamentin e Estonisë. /rel/