LAJMI I FUNDIT:

Rasmussen: Rusia nuk do të mund ta destabilizojë Ballkanin

Rasmussen: Rusia nuk do të mund ta destabilizojë Ballkanin

Rusia nuk do të jetë në gjendje ta destabilizojë Ballkanin, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cili shtoi e Serbia e di se e ardhmja e saj në afat të gjatë është në NATO.

Duke komentuar mbi stërvitjen ushtarake “Vëllazëria sllave 2016”, në të cilën forcat serbe, ruse dhe bjelloruse kryen ushtrimet e përbashkëta në Serbi, tha se nuk e sheh rëndësinë strategjike të këtyre ushtrimeve, por sipas tij “kjo ishte një përpjekje e Rusisë për të dërguar një sinjal të qartë për NATO-n, se ata kanë interesa strategjike në rajon, sidomos pas vendimit të Aleancës për ta pranuar Malin e Zi”.

“Nga perspektiva e përgjithshme, duke marrë parasysh numrin e pjesëmarrësve në stërvitje, ajo është shumë e kufizuar, dhe përveç kësaj, për aq sa di unë, Serbia ka përjashtuar disa rusë para organizimit të këtyre ushtrimeve. Në fund të ditës, Serbia do të shohë shumë mirë se e ardhmja e saj është brenda institucioneve euroatlantike, në radhë të parë Bashkimi Evropian, por unë mendoj se në afat të gjatë dhe për anëtarësim në NATO”, ka thënë Rasmussen.


I pyetur nëse ai mendonte  Rusia do të bëjë përpjekje për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, veçanërisht tani kur Mali i Zi i bashkohet Aleancës, ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se “natyrisht do të provojë”, por se nuk mendon se do të arrijë, “veçanërisht për shkak se një fuqi e përgjegjshme në Serbi e dinë shumë mirë se Serbia duhet së pari të sigurojë anëtarësimin në NATO”, transmeton KosovaPress.

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Botë
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori

Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori

Botë
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Botë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Evropa
Kalo në kategori