LAJMI I FUNDIT:

Marin Mema e Tahir Veliu: Dy shqiptarët e shpallur “non grata” nga Greqia

Marin Mema e Tahir Veliu: Dy shqiptarët e shpallur “non grata” nga Greqia

Marin Mema, gazetar i televizionit Top Channel dhe Tahir Veliu, kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar janë dy shqiptarë të cilët janë shpallur të padëshiruar (“non grata”) nga autoritetet greke, si element që përbëjnë rrezik kombëtar për shtetin grek.

Bëhet e ditur se emri i gazetarit Marin Mema dhe i kryetarit të LSHB-së Tahir Veliu ndodhet në listën e personave që përbejnë rrezik kombëtar për shtetin grek. Por, e vëreteta mendohet që është krejt ndryshe, ngase asnjëri prej tyre nuk ka kryer ndonjë vepër penale dhe shpallja e tyre “non grata” nga Greqia besohet të jetë plotësisht me motive etnike dhe politike. Kjo masë e shqiptuar ndaj tyre, mendohet të jetë dënim i përjetshëm për ta, pasiqë në dokumentet e ndalesës, nuk figuron afati i vlefshmërisë së kësaj ndalese.

Shkaqet për ndalesën ndaj gazetarit, Marin Mema mësohet të jenë dy reportazhet që ai ka realizuar në shtetin “grek”.


I pari kishte të bënte me trajtimin e problematikës në krahinën e Çamërisë dhe tjetri paraqiste fshatin e lindjes të patriotit shqiptar Papa Kristo Negovani. Edhe gjatë realizimit të këtyre reportazheve autoritetet greke kanë ndaluar grupin e xhirimit të Top-Channel.

Gazetarit të televizionit Top Channel, Marin Mema kjo ndalesë i është shqiptuar në pikën kufitare në Qafë Botë, më 19 gusht të vitit 2012. Marin Mema është autor i emisionit “Shqipëria tjetër” dhe njihet si një ndër gazetarët më profesionist shqiptarë, që gjurmon historinë e Shqipërisë tjetër, që me qëllim apo paqëllim shpesh është lënë në harresë.

Ndërsa, shkaqet për ndalesën ndaj kryetarit të LSHB-së, Tahir Veliu besohet të jetë vizitat e tij të mëhershme në krahinen e Çamërisë, si dhe takimi i paralajmëruar në Janinë nga lëvizja që ai e udhëheq.

Autorit të librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu kjo ndalesë i është shqiptuar në pikën kufitare në Kakavijë, më 13 gusht të vitit 2016, ku për tri orë është mbajtur nën arrest dhe është marrë në pyetje nga autoritetet greke.

Në librin e tij “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”, çështja e pazgjidhur çame është trajtuar në përputhje me konventat dhe aktet juridike ndërkombëtare. Tahir Veliu është zgjedhur kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, më 16 korrik të këtij viti. LSHB është lëvizje mbarëkombëtare politike dhe demokratike, e cila angazhohet për bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar.

Pra, arsyeja e vërtetë pse Mema dhe Veliu është se njeri është munduar të tregojë origjinën e trevave shqiptare të aneksuara nga shteti fqinjë, ndërsa tjetri publikisht nuk pajtohet me kufijtë e imponuar që ndajnë shqiptarët dhe trojet e tyre./Shqipëria e Bashkuar.AL/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori