LAJMI I FUNDIT:

Reagon Ibrahimi: Për karrige nuk i nënshtrohem askujt, këto janë deklarata të krimit!

Reagon Ibrahimi: Për karrige nuk i nënshtrohem askujt, këto janë deklarata të krimit!

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi ka reaguar ndaj shkrimeve të publikuara sot në media, se pritet largimi i tij nga pozita që mbanë.

Ibrahimi përmes një reagimi për media ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ka dëgjuar për “largimin” e tij nga pozita që mbanë, duke shtuar kjo është dëgjuar nga ata që kanë qenë apo janë dorë e zgjatur e krimit në Kosovë, apo janë të përfshirë edhe vet në krim.


Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

“Nuk është hera e parë që kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka dëgjuar për “ largimin “ e tij nga pozita që tani e mban. Është dëgjuar kjo nga ata që kanë qenë apo janë dorë e zgjatur e krimit në Kosovë, apo janë të përfshirë edhe vet në krim.
Dhe kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimi as nuk ka prit e as nuk pret përkrahje nga njerëz që janë të përfshirë në krim. Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë nuk është zgjedh në këtë pozitë nga dora e krimit.
Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë me punën e tij ka kthyer sado pak besimin në drejtësi. Hamdi Ibrahimi nuk lakohet para asnjë presioni, dhe për karrige nuk i nënshtrohet askujt.
Kryetari Hamdi Ibrahimi akoma nuk ka vendos se ku do të vazhdoi të jetë në vitin e ardhshëm-do të jetë ky vendim që bazën do ta ketë në përkrahje të qytetarëve të vendit. Nëse qytetares e këtij vendi mendojnë se kryetari Ibrahimi ju duhet akoma në drejtësi-për të luftuar krimin –sigurisht se fuqishëm do të luftoi për drejtësi në vend.
Nëse në proceset që pritet të ndodhin në gjyqësorin e Kosovës fiton krimi atëherë Hamdi Ibrahimi sigurisht se nuk do të jetë pjesë e këtij gjyqësori. Por kryetari Ibrahimi shpreson dhe beson se krimi nuk do të arrij të shtrij dorën aq larg. Nëse krimi arrin të vendos për të ardhmen e gjyqësorit atëherë kjo do të ishte fatkeqësia më e madhe që pas lufte i ka ndodhur Kosovës. Kjo ka shumë gjasa që të ndodhë. Por njerëzit që ia duan të mirën këtij vendi duhet të zgjohen nga gjumi.

Paralajmërimet e sotit për largim të kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për shkak të mënyrës se si janë publikuar pa dhënë asnjë shpjegim se kush e paska vendos dhe kur ,dhe sidomos pse, nuk janë asgjë tjetër veçse keqpërdorim flagrant e portalit dhe fjalës së lire dhe absolutisht në interes dhe shërbim të krimit në Kosovë.

Kjo është deklaratë e krimit!

Hamdi Ibrahimi
Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë”(sic.)./Telegrafi/