ILDKPKI nuk pranon të marrë në dorëzim formularët e gjyqtarëve e prokurorëve pas pezullimit të ligjit të vetingut në Gjykatën Kushtetuese, shkruan ‘Panorama’. Pezullimi i ligjit të vetingut ka krijuar një situatë të paqartë në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve në lidhje me formularin që duhej të dorëzonin në ILDKPKI deri në datën 7 nëntor 2016.
Që pas marrjes së formularit dhe hyrjes në fuqi të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, e gjithë trupa e prokurorëve dhe gjyqtarëve ishte angazhuar në plotësimin e formularit përkatës.
Në këtë dokument do të pasqyroheshin të gjitha pronat dhe pasuritë që disponojnë gjyqtarët e prokurorët dhe prejardhja e këtyre pasurive. Duke qenë se shumica e kishin plotësuar formularin apo ishin në përfundim të tij, pas pezullimit të ligjit në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtarët dhe prokurorët vendosën që për të qenë në rregull, të dorëzonin dokumentin në ILDKPKI.
Kreu i këtij institucioni ka kërkuar që çdo gjyqtar apo prokuror të paraqitet personalisht për dorëzimin e formularit dhe gjyqtarët e prokurorët kështu kanë bërë. Sipas kësaj logjike, pas hyrjes në fuqi të ligjit, gjyqtarët e prokurorët do të paraqisnin një formular shtesë me ndryshimet e pasurisë së tyre nga momenti i dorëzimit të formularit të parë deri te momenti i dorëzimit të shtesës.
Ajo që ka rënë në sy është se pas paraqitjes në zyrat e ILDKPKI, gjyqtarëve e prokurorëve u është thënë se formulari nuk pranohet pasi ligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” është pezulluar momentalisht. Mësohet se ka pasur gjyqtarë e prokurorë nga rrethet që kanë ardhur në Tiranë të organizuar për dorëzimin e formularit në fjalë, por marrja e dokumentit nga ILDKPKI është refuzuar.
Më datë 25 tetor 2016, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në çështjen me kërkues 1/5 e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë – Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ata kishin kërkuar deklarimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (ligji i vetingut).
Kushtetuesja vendosi pezullimin e zbatimit të ligjit dhe kërkimin e mendimit nga Komisioni i Venecias në lidhje me pajtueshmërinë e ligjit me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Unioni i gjyqtarëve u pranua palë në proces. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova