LAJMI I FUNDIT:

Tërmeti trondit sërish Italinë

Tërmeti trondit sërish Italinë

Frika nga tërmeti ka ‘mbërthyer’ sërish Italinë Qendrore, e cila është goditur mëngjesin e sotëm nga një lëkundje 4.8 ballë. Mësohet se epiqendra ka qenë mes Maceratas dhe Umbrias. Lëkundjet që u ndjen edhe në Ancona, u regjistruan rreth orës 8:56.

Sakaq, njerëzit të tmerruar kanë dalë nëpër rrugë, ndërsa nuk dihen nëse ka të lënduar apo jo. Mediat italiane bëjnë me dije se forcat e ndihmës së parë dhe zjarrëfikëset ndodhen në terren, për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.


Vetëm para pak ditësh, një tërmet i fuqishëm prej 6.5 ballë goditi të njëjtën zonë, duke shkatërruar disa godinë, ndërsa mbi 40 mijë persona kanë mbetur të pastrehë. Sakaq, nuk kanë munguar edhe lëkundjet pasuese, të llogaritura në 200 të tilla.

Epiqendra e tërmetit të 30 tetorit, lëkundje që u ndjenë edhe në Umbria, Ankona dhe Romë, ka qenë komuna e Norcias, mes Perugias e Maceratas, në një thellësi prej 10 km.

Mes godinave që u shembën ishin edhe Bazilika San Benedeto dhe Katedralia Santa Maria në Norcia, simbol i rezistencës nga kjo dukuri natyrore. Tërmeti i tre ditëve më parë konsiderohet më i fortë se ai famëkeqi i 24 gushtit, ku humbën jetën 290 persona si dhe u plagosën qindra të tjerë, ndërsa konsiderohet më fuqishmi në këto dekadat e fundit në Itali.

Po ashtu, më 26 tetor Italia Qendrore u godit nga disa tërmete, ku dy ishin më të fuqishëm, 5.9 dhe 5.4 ballë, ku për pasojë humbi jetën një person ndërsa pati shumë dëme materiale.

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori