LAJMI I FUNDIT:

Sot shpallet pavarësia e Çamërisë

Sot shpallet pavarësia e Çamërisë

Këshilli gjithëpërfshirës i popullit çam dhe arvanitas, sot do ta shpallë mëvetësinë e Çamërisë dhe do t’i zgjedh institucionet udhëheqëse që do ta çojnë përpara çështjen çame, deri në përmbushjen e objektivave politike kombëtare të popullit të Çamërisë.

Sipas kryetarit të Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato, nesër do të formohet edhe Forca Mbrojtëse e shtetit Çam.

“Nesër në Hagë, të gjithë shqiptarët, Kuvendi gjithëpërfshirës, do ta formojmë Qeverinë e Çamërisë. Kjo Qeveri, do të përfaqësojë popullin çam, për të drejtat edhe në konventat ndërkombëtare. Çamëria, së shpejti do ta ketë shtetin e vet, institucionet e veta, do të ketë të gjitha organizatat ndërkombëtare që i takojnë një shteti. Është e pashmangshme, është e paevitueshme. D.m.th është një gjë që është e vendosur”, ka thënë ai për Radio-Kosovën.


Lata, thotë se Çamëria do ta ketë historinë e njëjtë sikur të Kosovës, derisa thekson se shpallja e sotme e Pavarësisë së Çamërisë dhe formimi i Qeverisë, ka mbështetjen ndërkombëtare.

“Po, nga OKB-ja, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, nga Parlamenti Evropian, nga të gjitha institucionet ndërkombëtare. Shteti i Çamërisë është 17 mijë km katrorë, që gjendet në Çamërinë e sotme që nga, do të themi nga Qafë-bota e kufirit sot shqiptaro – shqiptarë, nuk e quaj shqiptaro – grek, e deri në hartat Prevezë e deri në Janinë , duke përfshirë dhe pjesën e detit që ka Çamëria me ishullin e saj Korfuzin. Nesër totalisht, ajo që ka qenë ëndërr nesër do të bëhet realitet”, ka thënë Festim Lato, kryetar i Shoqatës “ Çamëria”.

Nga sot, qyteti i Hagës, në Holandë, do të jetë Kaçaniku i Kosovës. Kështu paralajmëron kryetari i Shoqatës Demokrate “Çamëria”, me seli në Holandë, i cili paralajmëron se nesër çamët do ta shpallin mëvetësinë dhe do ta emërojnë Qeverinë e Çamërisë. Sipas Latos, emërimi i Qeverisë, nesër do të bëhet nga qindra delegatë të të gjitha trojeve shqiptare.

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Lajme
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Lajme
Kalo në kategori