Sot për herë të parë në Prishtinë është hapur ekspozita e veturave, ku janë prezantuar 25 brende, ndërsa çmimet e tyre janë promocionale. Ekspozita është hapur nga Shoqata e Importuesve të Automjeteve të Reja (SHIAR).
Kryetari i Shoqatës së Importuesve të Automjeteve të Reja (SHIAR), Bujar Hoxha tha se po bëhet hapja e Auto EXPO dhe është hera e parë që mbahet një ekspozitë e tillë në Kosovë.
Ai tha se do mundohen ta bëjnë tradicionale këtë lloj ekspozite, mirëpo një panair në përmasë më të madhe do të bëhet gjatë muajit prill ose maj të vitit të ardhshëm.
Hoxha këtë lloj ekspozite e konsideron si mundësi shumë të mirë, pasi sjellën veturat e reja si dhe pothuajse të gjitha përfaqësitë e veturave kanë ofruar çmime promocionale dhe garancione nga 3, 5 deri në 7 vite.
Ndërsa, Zgjim Mita, i cili është anëtarë i SHIAR-it si dhe përfaqësues i veturave Renault, Nissan dhe Dacia tha se servisi i tij “Auto Mita” në bashkëpunim me SHIAR-in dhe anëtarët e tjerë, kanë organizuar Auto EXPO për të ngritur çështjen e problemeve me veturat e përdorura në vendin tonë, siç janë defektet, konsumimi dhe aksidentet që shpesh herë po përfundojnë me fatalitet.
Sipas Mitës, ky është viti i veturave të reja, sepse është hequr dogana, veturat janë liruar në mbi 10 për qind si dhe janë ulur kamatat.
Blerjen e veturës Mita e cilëson si partneritet afatgjatë, pasi që mandej pason edhe garancioni dhe servisimi.
Ekspozita do të jetë e hapur më 28, 29 dhe 30 tetor, nga ora 10:00 deri në ora 20:00, në ambientet e Çarshisë në “Marigona Residence”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCili bolid fiton në përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, Formula E apo Formula 1?
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit
Vetura 1.3 milion dollarëshe përplaset në një shtëpi dhe shkakton dëme të konsiderueshme
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe