LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese nis shytimin e animimit të PD-së për vettingun

Gjykata Kushtetuese nis shytimin e animimit të PD-së për vettingun

Në orën 11:30, Ligji për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe prokurorëve do ti nënshtrohet testit të parë kushtetues në gjykatë.

Trupa e Gjykatës kushtetuese do të zhvillojë seancën e parë në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve dhe do të ketë në fokus kërkesën e Partisë Demokratike për pezullimin e efekteve te këtij ligji deri ne përfundimin e shqyrtimit ne themel.


Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve u miratua ne seancën e jashtëzakonshme te 30 gushtit vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita kundërshton si antikushtetues disa dispozita të tij.

Në 5 tetor, Partia Demokratike e ankimoi këtë ligj në Gjykatë Kushtetuese duke kërkuar së pari pezullimin ne tij dhe shpalljen si antikushtetues. /Telegrafi/