LAJMI I FUNDIT:

Lagja e Qiraxhinjëve shpëton nga tensioni jostabil

Lagja e Qiraxhinjëve shpëton nga tensioni jostabil

Një prej prioriteteve të Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike – KEDS për rajonin e Ferizajt, ka qenë përmirësimi i rrjeti elektrik në lagjen e Qiraxhnijëve.

Është kjo një prej lagjeve të mëdha të Ferizajt, e identifikuar nga KEDS-i në mesin e dhjetëra vendbanimeve të kësaj ane me probleme të tensionit të energjisë elektrike.


Janë dhejtëra shtylla të reja betoni, kabllo e re dhe infrastrukturë përcjellëse energjetike, të cilat janë vendosur në këtë lagje.
Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it thotë se investimi në këtë lagje ka qenë kërkesë imediate e kohës.

“Investimi në këtë lagje ka qenë me prioritet nga ana jonë dhe vie në mesin e shumë investimeve që KEDS-i ka bërë dhe po bënë në këtë pjesë të Anamoravës. Përfitimet e konsumatorëve nga ky investim, janë shërbimet kualiteteve, tensioni stabil dhe rënia e humbjeve”, thotë Buzhala.
Investimet nga KEDS-i janë mirëpritur edhe nga komuniteti i kësaj ane.

Sylejman Musliu, banues në lagjjen e Qiraxhinjëve thotë se ka qenë koha më e duhur që KEDS të intervenojë këtu.

“Gjithçka ka qenë e pasigurt dhe e stërvjetëruar. Investimi ka qenë mëse i mirëseardhur për neve. Banorët presin që KEDS të vazhdojë me projekte të tilla gjithnjë duke respektuar edhe kërkesat dhe përshtatjet tona si konsumatorë të regullt që jemi”, thotë Musliu.

Zëdhënësi i KEDS-it shtoi se pos këtij investimi dhe investimeve të tjera në Anamoravë, KEDS së fundi ka rritur kapacitetet e rrjetit në qytetin e Ferizajt, duke vendosur trafon e re të tensionit të mesëm prej 8 megavolt amperësh.

Kjo sipas tij ka përmirësuar furnizimin me energji elektrike për mbi 30 për qind të ferizajasve.

“Një trafo gjigante prej 14 mijë kilogramëve është vendosur në qytetin e Ferizajt. Ky investim i KEDS-it në rrjetin e shpërndarjes ka eliminuar mbingarkesat në qytetin më të madh të Anamoravës”, përfundon Buzhala.

Sipas tij, nga instalimi i trafos së re të tensionit të mesëm kanë përfituar direkt mijëra konsumatorë. /Telegrafi/

foto-qiraxhinjeve-02

foto-qiraxhnijeve-02

foto-qiraxhnijeve-03

foto-qiraxhnijeve-05

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori