Pas ceremonisë së hapjes zyrtare të panairit të librit të Frankfurtit, dje nisi vargani i vizitorëve drejt stendave impozante të këtij panairi me mbi 7,100 botues të më se 100 shteteve të botës.
Pa dyshim ajo që bie në sy për të mirë që në ditën e parë të panairit është vizitueshmëria e theksuar – sidomos në stendën fort mirë të Kosovës në sallën 5.0 me numër D 133.
Sipas katalogut të Shoqatës së Botuesve të Kosovës (SHBK-së), botuar në vigjilje të këtij panairi, marrin pjesë më se 25 botues të Kosovës, me mbi 200 tituj, nga të cilët më se 100 janë të rinj, botuar brenda dy panaireve.
Botues pjesëmarrës që nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, janë edhe Buzuku, Koha, Mendimi Pozitiv, Dija, Pema; deri tek ata që së bashku kontribuojnë në afirmimin kombëtar dhe ndërkombëtar të librit shqip.
Ministria e Kulturës, Rinisë Dhe Sportit e Kosovës, sivjet ka mbështetur financiarisht shpenzimet rreth stendës, qirasë, pajisjet dhe promovimin kulturor në aspektin më të shëndoshë në fushën e librit.
Vetë fakti se në ditën e parë kërkohen botime specifike që bashkatdhetarët tanë, duke filluar nga veprat e autorëve bashkëkohorë shqiptarë e deri tek përkthimet e autorëve botërorë, të cilët janë emra që nobelët e fundit e deri tek bestsellerët botërorë, botimet e Buzukut, Kohës, Pemës plotësojnë kriteret e një përfaqësimi më se dinjitoz.
Aty mund të shihen posterët e librave më të rinj të Veton Surroit, romanit “Përcaktimi i dashurisë i Marie Gjonit”, apo vëllimi studimor i Kujtim M. Shalës, “Epistemologjia e dytë”, si dhe të autorëve si Adem Gashi, Ilirie Zajmi, Jakup Krasniqi, Kasëm Trebeshina, Roland Gjoza…; deri tek të huajt Patrick Modiano (12 tituj), Svetlana Aleksievic (3 tituj), Mathias Enard, Edouard Louis, Jennie Dorny, Lucie Leanne, Juan Assensio…
Mbase pos Kujtesës së Rugovës, stenda e Kosovës kujton edhe përkthyesin e sapondarë nga jeta, prof. dr. Masar Stavilecin me përkthime të dy nobelistëve francëzë: Jean-Paul Sartre dhe Patrick Modiano si dhe monografia e ASHAK, Gjelosh Gjokaj…
Vizita e përfaqësuesve të Konsullatës së Kosovës në Frankfurt dëshmon interesim e diplomacisë shtetërore për të pasur Kosova një prezantim sa më dinjitoz në një nga ngjarjet më të mëdha të fushës së librit të botës, Panairin e librit të Frankfurtit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
Aleksandar Arsenijeviq, arrestohet dhe më pas lirohet - i shqiptohet tiketë për moszbatim të urdhrit policor
Debati për programet zgjedhore, analistët flasin për ditën e dytë të fushatës
Të hënën rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e dytë të janarit
“Polici i lagjes” funksionalizohet edhe në veriun e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë
"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës
Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania