Spitali Amerikan përfundon me sukses një operim të rrallë në zemër (Foto)
Një rast i rrallë sa i përket anomalisë në zemër është shënuar në Kosovë dhe është trajtuar me shumë kujdes në Spitali Amerikan.
Kardiokirurgjia si një nga departamentet më të suksesshme të këtij spitali, ka shënuar edhe suksesin e radhës në Kosovë.
Pacientja 28 vjeçare Ardita Aliaj nga Suhareka kishte një patologji të lindur nga ato më uniket, ajo kishte Atrium unik (të vetëm) të zemrës, ku si pasojë e kësaj zemra e saj kishte tri dhoma dhe jo katër sa është normalja, dy Ventrikuj dhe një Atrium.
Pacientja ka lindur me një anomali të tillë, duke pasur vështirësi të shumta në mënyrën e të jetuarit.
Ekipi i mjekëve që realizuan me sukses operimin kardiokirurgjikë, janë Dr. Besnik Kojcici, kirurg Kardio – Vaskular dhe Dr. Fatos Kojqiqi – kirurg Kardio-Torakal.
Ky operacion për nga natyra është shumë i veçantë dhe nëse shikohet edhe në aspektin botërorë, përqindja e pacientëve me një anomali të tillë është shumë e ulët, fakt ky që e bënë edhe më specifik procedurën e operimit.
Dr. Besnik Kojcici tha se pacientes në fjalë i është bërë ndarja e Atriumit në dy dhoma me një Patsch.
“Procedura e operacionit ka shkuar shumë mirë, tashmë pacientja është shumë mirë dhe gjendja e saj ka qenë shumë stabile, ajo tashmë ka katër dhoma të zemrës, dy Ventrikuj dhe dy Atriume”, thotë Dr. Besnik Kojcici – Shef i Departamentit të Kardiokirurgjisë në Spitalin Amerikan.
Dr. Fatos Kojqiqi – kirurg Kardio-Torakal tregon se pacientët të cilët mund të kenë një anomali të tillë ndihen të lodhur dhe të pa fuqishëm për të kryer punë fizike, mirëpo sipas tij personat e tillë janë shumë të rrallë.
“Një rast i tillë është shumë i rrallë, mirëpo ne jemi shumë të lumtur që gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe se pacientja tashmë mund të vazhdojë jetën normalisht si të gjithë njerëzit e tjerë”, thotë Dr. Fatos Kojqiqi – kirurg Kardio-Torakal në Spitalin Amerikan. Sipas Dr.Fatosit rastet e tilla në botë pothuajse janë në një përqindje shumë të ulët, afërsisht 0.002%.
Kurse pacientja Ardita Aliaj, ndihet shumë e kënaqur me gjithçka që kanë bërë mjekët e Spitalit Amerikan për të. Ajo tregon se para operimit ndihej shumë e lodhur dhe e pa fuqishme për punë fizike.
“Para se të operohesha ndihesha shumë e lodhur, gjymtyrët e poshtme më rrinin gjithmonë të ftohta, edhe gjatë verës, gishtërinjtë me mpiheshin. Ndërsa tani katër ditë pas operimit po e ndjejë menjëherë ndryshimin në gjithë trupin tim për të mirë”, thotë 28 vjeçarja, Ardita Aliaj.
Ardita shumë shpejtë pritet që t’i bashkohet familjes dhe për të vazhduar jetën normalisht si gjithë të tjerët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës