LAJMI I FUNDIT:

3.6 milion dollar për projektin e biodiversitetit në Maqedoni

3.6 milion dollar për projektin e biodiversitetit në Maqedoni

Rritja e rrjetit kombëtar të rajoneve të mbrojtura, krijimi i kushteve për menexhim më efikas të biodiversitetit dhe përfshirja e saj në procesin e planifikimit hapësinor, ka për qëllim projekti ‘Arrijta e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efikas me zonat e mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e shfrytëzimit të tokës’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti është i financuar nga Fondi Global Ekologjik me 3.6 milionë dollarë në periudhë prej katër viteve, ndërsa e zbaton Ministria e MJPH dhe Programi i KB-ve për mjedisin e jetesës.


“Përfshirja e malit Sharr në këtë projekt si një ndër qëllimet kryesore të realizimit të tij është e rëndësishme jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vendet e rajonit, siç janë Kosova dhe Shqipëria, me çka besojmë se mali Sharr do të merr rëndësinë e merituar qysh moti në përcaktimin e vlerës së tij të posaçme. Një përfitim i madh nacional nga zbatimi i këtij projekti do të jetë përpunimi i indeksit të listës së kuqe për Maqedonisë, me çka do të mundësohet privatizimi i specieve të rrezikuara në vend”,- deklaroi ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti.

“Një nga punët kyçe pse Kombet e Bashkuara kyçen në këtë projekt është fakti se ai nuk do të japë përfitime vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin, dhe më këtë do të ketë lehtësime shtesë për mjedisin global jetësor”,- theksoi Ersin Esen nga UN Enviroment.

Ai theksoi se sfidat nga mjedisi i jetesës dhe shumëllojshmërisë biologjike ballafaqohen 2.4 miliardë njerëz në botë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori