“Fol serbisht e turqisht që të dukesh i qytetëruar e i kulturuar, mos fol shqip selak”, thoshin disa dikur!
“Kosovarizmi” është prodhim i sistemeve politike.
Kombi shqiptar duke jetuar i ndarë (me dhunë) në disa sisteme te ndryshme politike, arsimore e ekonomike, pësoi edhe ndikime të ndryshme socio-kulturore.
Propaganda, librat, media, gjuha, shkollimi, fotografia, kënga e përrallat që vinin të dirigjuara nga elita dominuese e kohës, (otomane e sllave), ndikuan tek disa shqiptarë (çka është normale kjo). Tek shumica e kombit, mendimi kolektiv (identiteti) mbeti i prekur pak.
Po të bëjmë një analizë shkencore (jo te porositura nga qeveria e nga OJQ-të), del se mbështetësit e kombit ideologjik “kosovar” janë kryesisht individët dhe grupet që besonin në Perandori (otomane, jugosllave, titiste e çfarëdo qofshin ato). Këta, si të ndikuar që ishin, nuk identifikoheshin me kombin shqiptar dhe me Shqipërinë (p.sh. gjatë regjistrimit të popullsisë në vitet 1970-1982 shumë shqiptarë u deklaruan si turq, serbë e malazezë. Dhe, shumë romë e ashkalinj u deklaruan edhe si shqiptarë, se edhe këta kishin komplekset e tyre meqë ky grup ishte i nëpërkëmbur si nga “ata” e po ashtu edhe nga shqiptarët. I shtypuri të shtyp, i robëruari të robëron, thonë).
Kush ishin këta? Përse kjo ikje nga vetvetja?
Sipas tyre, e jotja ishte e keqe dhe nuk kishte vlera. Ishin perandoritë që “ishin me vlera”, sepse këto ishin të fuqishme dhe rrezatonin fuqi (në aspektin sociologjik ky veprim i të robëruarve është i njohur). Edhe për “jugosllavët dhe otomanët”, kombi i tyre shqiptar nuk kishte vlera, ishte i prapambetur (as këngë, as muzikë, as edukatë e as kulturë, gjuha shqipe ishte e varfër, nuk mund të shprehesh me të si me serbishten dhe me turqishten, biles as film nuk kanë shqiptarët)!
Këta filluan edhe të krijojnë vetë një shije të re kulturore, sociale, të të menduarit, të të folurit dhe të të jetuarit. E, si model përparimi ishin gjuhët e perandorive…. (p.sh. nëse në shoqëri ishte një serb e 10 shqiptarë, të gjithë flisnin serbisht)! Më kujtohet shumë qartë një rast nga fëmijëria ime: ishim duke luajtur futboll; të gjithë flisnin serbisht, sepse kishim nja dy apo tre serb në ekip. Unë, 12-vjecar, flisja vetëm shqip edhe pse e dija serbishten. Më vonë ca shokë shqiptarë filluan të më kritikonin dhe më thoshin se “dukesha” i prapambetur, jo qytetar dhe “selak” – katundar. Sipas tyre, unë duhej të flisja serbisht që të “dukesha” i kulturuar dhe më qytetar…!
Po sot?
Edhe sot janë mu këta njerëz, apo të them më mirë janë këto mbeturina të pushtuesve perandorakë që po e urrejnë nocionin, ikonën e fjalën “Shqipëri”. Këta edhe “nuk kanë faj”. Janë prodhim i rrethanave…
Soji i tyre është frikacak, të kompleksuar, me vetëdije të ulët, me pak vetëbesim dhe janë lakmitarë. Duan vëmendje dhe status të garantuar nga “dikushi” në shoqëri. (mentaliteti i të fortit)
Këta janë zëdhënës të perandorive, historikisht. Edhe sot këta e përkrahin “kosovarizimin”, sepse kështu e thotë Amerika. Më parë këtë e thoshte Amerika e vogël, “otomanizmi” e “Jugosllavia”, e sot e thotë ajo e madhja, SHBA.
Pra, mbështetësit e eksperimentit “kosovar” çdo herë bëjnë një “skenim” të opinionit publik dhe nuhasin shpejtë se kush është perandori. Këta kapen pas të fortit, pas fuqisë, pas parasë e pas padronit.
Po sikur SHBA dhe BE, nesër, të deklaroheshin se eksperimenti “kosovar” dështoi dhe se mbështesim bashkimin e kombit shqiptar në një shtet, si do të reagonin këta njerëz e këto grupe të vogla shqiptarësh?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje