Mbetet shqetësuese për auditorin dhe deputetët e Kuvendit vlera prej 25 milionë eurosh për keq planifikim të shpenzimeve nga institucionet e Kosovës për vitin 2015.
Ndër shqetësimet tjera është edhe trendi i rritjes së shpenzimeve si pasojë e vendimeve gjyqësore. Për vitin paraprak, nga buxheti i shtetit janë paguar 12 milionë euro për rastet e humbura në proceset gjyqësore. Kështu u bë e ditur gjatë shqyrtimit të raporteve vjetore të Auditimit për Ministrinë e Financave dhe për Ministrinë e Administratës Publike në komisionin parlamentar për Mbikëqyrje Financiare.
Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani tha se shqetësim tjetër është edhe angazhimi i numrit të madh të të punësuarve me kontratë mbi vepër nëpër institucionet e shtetit dhe rritja e shpenzimeve në fund vit.
“Janë shqetësuese mbulimi i pozitave me ushtrues detyre dhe lidhja e kontratave të shumta për shërbime të veçanta, të cilat po e sulmojnë disiplinën fiskale dhe kemi nevojë që të shmangim volumin e lartë të pagesave të fund vitit, sepse kjo po rritë rrezikun për pagesat e pa rregullta dhe blerje të pa nevojshme. Një rast i veçantë i cili donë një trajtim është rritja e pagesave drejtpërdrejt nga Thesari si pasojë e vendimeve gjyqësore që ka shkuar rreth 12 milionë euro sipas vendimeve gjyqësore tregon që megjithatë kemi një mos kujdes nga ana e organizatave buxhetore”, tha Osmani.
Në komisionin parlamentar për Mbikëqyrje Financiare raportoi ministri i Financave Avdullah Hoti, i cili theksoi se ka një tendencë të rritjes së menaxhimit më të mirë të financave publike, ku sipas tij, janë duke implementuar një varg reformash për rregullimin e kornizës ligjore që adreson implementimin e rekomandimeve. Hoti tha se kanë në plan formimin e një Këshilli që përfshin institucionet përkatëse për mbikëqyrjen e implementimit të rekomandimeve.
“Ne kemi analizuar me kujdes raportin e auditorit si Ministri e Financave. Mua më gëzon fakti si ministër që numri i raporteve të auditorit që janë të pamodifikuara ose me theksim të çështjes është rritur krahasuar me vitin 2014 për 9.23 për qind. Normalisht nuk është nivel i kënaqshëm për të cilin mund të ndihem i kënaqur, por ka një tendencë të përmirësimit të menaxhimit financiar nëpër organizatat buxhetore… besoi se ka nevojë që të thellohen më tutje reformat”, tha ministri Hoti.
Edhe ministri i MAP-së, Mahir Yagcilar, tha para anëtarëve të këtij komisioni se janë në përpjekje që të përmirësojnë punën e Qeverisë, por edhe të institucioneve ku interferon edhe Ministria e Administratës Publike, në mënyrë që të ketë organizim më të mirë në përmirësimin e menaxhimit të financave publike.
Kryetari i këtij Komisioni, Faton Topalli nga radhët e LVV-së, tha se sheh një vështirësi të planifikimit dhe organizimit për menaxhimin e financave publike. Si shqetësim tjetër, Topalli sheh edhe mos implementimin e rekomandimeve të auditorit, dhe sipas tij qeveria nuk ka pasur asnjë plan në vitet e kaluara për këtë çështje.
“Ajo që më së shumti më shqetëson është që krahas punëve të mira që janë duke u bërë, p.sh. kjo e kontrollit të brendshëm, është një punë që unë e vlerësoi shumë… e shoh në përgjithësi në organizatat buxhetore një vështirësi në kuptimin e planifikimit, të organizmit, të përcaktimit të përgjegjësive, këto janë problemet kryere të cilat nga pikëpamja janë të dalura. Ajo që më shqetëson më së shumti është që rekomandimet e auditorit të përgjithshëm nuk po implementohen dhe vazhdimisht Qeveria nuk dorëzon plan për implementimin”, tha Topalli.
Anëtari i komisionit, Ali Sadria nga LDK, tha se brengosëse për të, janë borxhet e bartura në qeveri dhe komuna. Ai tha se ka elemente pozitive në raport, të cilat dalin sidomos për të hyrat buxhetore.
“Një çështje tjetër që është brengë, janë borxhet e bartura, kjo është edhe në institucionet qendrore dhe nëpër komuna. Kjo tendencë jo që nuk është zvogëluar por është në rritje”, tha Sadria.
Anëtari tjetër Abdyl Imeri nga PDK, vlerësoi se të gjitha të gjeturat e theksuara në këtë raport nga Auditori, kanë për qëllim që organizatat buxhetore të rrisin transparencën llogaridhënien dhe shpenzimet e parasë publike, si dhe përmirësimin e qeverisjes. Por, ai tha se me gjithë përmirësimet që shihen në raport, ka keq klasifikim të buxhetit.
“Po qese shihet struktura e buxhetit se si është planifikuar rrjedha e parasë dhe realizimit, shihet se kemi një keq klasifikim për shkak të buxhetimit jo të drejtë të shpenzimeve. Vlera e parave për mua prej 25 milionë e 307 mijë euro është keq klasifikuar dhe është shumë e madhe”, tha Imeri.
Nga 1 mijë 177 rekomandime vetëm 365 prej tyre janë adresuar plotësisht, 418 I kemi të adresuara pjesërisht dhe 403 rekomandime janë fare të pa adresuara nga ana e organizatave buxhetore. Auditori theksoi se do të ishte me rëndësi që të krijohet një plan të Veprimit nga Qeveria e Kosovës dhe një plan kohorë për mënyrën e adresimit të këtyre rekomandimeve.
Në rend të ditës ishte paraparë edhe shqyrtimi i Raportit të Auditimit për PVF e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2015, i ftuar ishte ministri Dalibor Jevtic, por në kuadër të bojkotimit të institucioneve të Kosovës nga Lista serbe, nuk mori pjesë Jevtic.
Komisioni për shkak të vazhdimit të seancës së djeshme, u detyrua të ndërpresë punimet për shqyrtimin e raporteve të Auditorit për vitin 2015, për Ministrisë së Shëndetësisë dhe për Klinikën Universitar të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Mëso në gjuhën shqipe, certifikohu me diplomë Amerikane si Data Scientist](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/AL_DS_Telegrafi_article_19062_71-380x233.jpg)
Mëso në gjuhën shqipe, certifikohu me diplomë Amerikane si Data Scientist
![Neptun Kosova mbështet ekspozitën “Reporting House” në Prishtinë në përkujtim të ngjarjeve të luftës në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Neptun-Kosova-Reporting-House-1-380x233.jpg)
Neptun Kosova mbështet ekspozitën “Reporting House” në Prishtinë në përkujtim të ngjarjeve të luftës në Kosovë
![RTK rrezikohet nga borxhet milionëshe, replika mes Hotit e Boletinit në Komision](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_8-14-380x233.jpg)
RTK rrezikohet nga borxhet milionëshe, replika mes Hotit e Boletinit në Komision
![Neptun Kosova mbështet ekspozitën “Reporting House” në Prishtinë në përkujtim të ngjarjeve të luftës në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Neptun-Kosova-Reporting-House-1-380x233.jpg)
Neptun Kosova mbështet ekspozitën “Reporting House” në Prishtinë në përkujtim të ngjarjeve të luftës në Kosovë
![Jeto perfekt në çdo aspekt - Bli apartament afër detit në “Holiday In 2”, Shëngjin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Edil-Project-1-1.jpeg)
Jeto perfekt në çdo aspekt - Bli apartament afër detit në “Holiday In 2”, Shëngjin
![Për shpërblim, deri në Berlin me Patos!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Patos-2-380x233.png)
Për shpërblim, deri në Berlin me Patos!
![Hekurudha Prishtinë-Durrës dhe punimet në rrugët për Podujevë e Pejë, flet ministri Aliu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/liburn-aliu-1-380x233.jpg)
Hekurudha Prishtinë-Durrës dhe punimet në rrugët për Podujevë e Pejë, flet ministri Aliu
![Ngjyje kah t’sillesh!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/d91a158c-714f-4bf7-af96-cd914accf2a0-380x233.jpg)
Ngjyje kah t’sillesh!
![Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/441489325_812442440544412_2556723435455880075_n-1-380x233.jpg)
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Arda Guler realizon golin më të bukur deri më tani në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/arda-guler-euro-2024-380x233.png)
Arda Guler realizon golin më të bukur deri më tani në Euro 2024
![Sa armë bërthamore ka aktualisht NATO - dhe vendet e tjera - dhe Rusia?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_4-36-380x233.jpg)
Sa armë bërthamore ka aktualisht NATO - dhe vendet e tjera - dhe Rusia?
![UEFA godet Shqipërinë, e gjobitë rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/shqiperia-euro-2024.jpeg)
UEFA godet Shqipërinë, e gjobitë rëndë
![Më shumë se 550 pelegrinë - shumica egjiptianë - thuhet se kanë vdekur në Mekë pasi temperaturat shkuan në mbi 50 gradë Celsius](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_15-15-380x233.png)
Më shumë se 550 pelegrinë - shumica egjiptianë - thuhet se kanë vdekur në Mekë pasi temperaturat shkuan në mbi 50 gradë Celsius
![Portugalia 2-1 Çekia, nota e Ronaldos dhe lojtarëve të tjerë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/portugalia-euro-2024-380x233.png)
Portugalia 2-1 Çekia, nota e Ronaldos dhe lojtarëve të tjerë
![Draft-statuti i Asociacionit, Joseph tregon pikën e mospajtimit me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Edward-P.-Joseph-770x433-600x360-1-380x233.png)
Draft-statuti i Asociacionit, Joseph tregon pikën e mospajtimit me Kurtin