LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Thaçi është dashur të kërkojë hetim edhe për veten

Bajrami: Thaçi është dashur të kërkojë hetim edhe për veten

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se deklaratat e ish-guvernatorit të BQK-së, Hashim Rexhepi lidhur ish-kryeministrin Hashim Thaçi tregojnë qartë anën e errët e Thaçit.

Bajrami tha se në mesin e letrave që presidenti Thaçi ka dërguar të  hënën për zbardhjen e rasteve të vrasjeve gjatë dhe pas luftës, do duhej ta dërgonte edhe një tjetër, për vete.


Por, sipas deputetes së Nismës është e kotë që me një konferencë t’i hidhet hi qytetarëve për dështimet e tij.

Deputetja Bajrami tha se me gjithë këto të bëma që nga paslufta, është afër fundi “epokës” së Hashim Thaçit.

“E tërë bota e ka kuptuar se çfarë njeriu jeni ju, nuk do të mund t’i ikni përgjegjësisë, ju e dini që fundin e keni afër”, tha ajo. /Telegrafi/