LAJMI I FUNDIT:

Kosova, foshnja që duhet ndihmuar!

Kosova, foshnja që duhet ndihmuar!

Bahri Cani

Kosova humbi thellë nga Kroacia. Por kush u turpërua, kush ishte fajtor dhe a ka fajtor?

Keni parë ju ndonjëherë ndonjë bebe, kudoqoftë, që menjëherë ngrihet në këmbë dhe vrapon? Unë nuk kam parë. Po ashtu as nuk kam trakuar ndokënd që të mos i ketë përjetuar sëmundjet e fëmijërisë.


Po, Kosova e ka humbur ndeshjen kundër Kroacisë, e madje shumë keq. Mirë, ndoshta i ka “hongër” 2-3 gola më shumë nga sa duhej, por kroatët kanë fituar me meritë dhe kjo nuk është turp. Personalisht mendoj se Kroacia është një ndër ekipet më të mira në botë. Për ata që kanë harruar: Kroacia ka mundur në Kampionatin Evropian në Francë edhe Spanjën.

Pas ndeshjes së parë me Finlandën, ndoshta dikush ka menduar se mund të fitojmë edhe kundër Kroacisë, Turqisë, Ukrainës, Islandës… Ndërsa tani flitet për një katastrofë dhe ndërrimin urgjent të trajnerëve, lojtarëve…

Avash zotërinj dhe zonja! Kosova ka një prej ekipeve më të reja në Evropë. Kosova nuk ka as kushte minimale për një garë të barabartë. Shumë lojtarë nuk e kanë ditur deri në momentin e fundit nëse do të kenë të drejtë loje kundër Finlandës, apo edhe ndaj Kroacisë. Ky ekip nuk ka luajtur kurrë bashkë dhe nuk ka pasur kohë për stërvitje të gjata. Ata që kanë luajtur ndonjëherë futboll, e dinë se çfarë do të thotë kjo. Për të arritur harmoni në një ekip – kërkohet kohë.

Por, një gjë tjetër është e pafalshme: mos angazhimi i duhur i institucioneve të Kosovës. Po të isha edhe pak më shumë cinik – do të thosha se disa prej tyre nuk e kanë besuar fare që Kosova një ditë do të paraqitet në arenën ndërkombëtare. Apo thjeshtë janë hutuar me ndërtimin e rrugëve dhe gjërave të tjera ku mund të ketë (për)fitime të shpejta. Ndryshe, do ta kishin kuptuar që asnjë stadium në Kosovë nuk i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare dhe me kohë do të kishin mundësuar që Kosova të ketë paraqitjen e parë të saj në Prishtinë apo Mitrovicë.

Sportistët e Kosovës meritojnë më shumë. Shumë më shumë, sepse ata janë lajmi i vetëm pozitiv që ka arritur vitet e fundit nga Kosova. Majlinda, Graniti, Xherdani, suksesi kundër Finlandës… këto janë lajmet pozitive me origjinë nga Kosova në mediat perëndimore. Ndryshe, tërë kohën po lexojmë për korrupsion, afera, dhunë në parlament, dhunë në rrugë, kriminalitet, papunësi, azilkërkues, mungesë vizash e demarkacion… Sporti ka qenë dhe mbetet promovuesi më i mirë i Kosovës.

Por, jo vetëm ai që vjen nga Kosova. Çdo të shtunë dhe të diel, në ndeshjet e grupmoshave më të reja shoh në fushat e blerta talente jashtëzakonisht të mira, që shqipen e kanë gjuhë të nënës. Ata duhet të kenë si ëndërr që një ditë të veshin fanellën e vendit të prindërve të tyre. Nëse nuk u krijohen kushtet, ata do të luajnë për Gjermaninë, Zvicrën, Suedinë… Dhe ne pastaj do t’i ndajmë në “patriotë” e “tradhtarë”, edhe pse Kosova apo Shqipëria investojnë zero, për zhvillimin e tyre.

Por, t’i kthehem lojës me Kroacinë dhe çështjes së trajnerit – Albert Bunjaku. Në stadiumet e Gjermanisë kam pasur rastin të shoh shpesh live lojtarët si Manxhukiq, Rakitiq, Perishiq… të cilët janë në gjendje të mundin secilin ekip në botë. Me siguri që edhe Bunjaku i ka parë ata, ndaj më befason shumë që nuk e ka kuptuar se Manxhukiq është një prej lojtarëve më të mirë me kokë në Evropë. Dhe që Perishiq është jashtëzakonisht i shpejtë dhe i sigurt me topin. Apo ndoshta Bunjaku vërtetë nuk ka zgjidhje më të mirë për të ndalur lojtarë të tillë.

Besoj që Bunjaku ka mundur ta zgjidhë shumë më mirë këtë problem edhe me lojtarët që ka në dispozicion. Por, të kuptohemi mirë: gabimet kanë emër dhe mbiemër dhe për to duhet të flitet hapur. Megjithatë, në asnjë mënyrë nuk mendoj që trajneri duhet të zëvendësohet pas një ndeshjeje të humbur. As pas dy, tri apo katër ndeshjeve. Bunjaku dhe ekipi i ri i Kosovës janë duke punuar në kushte jodinjitoze. Ata duhet të kenë kohë dhe të mësojnë nga gaimet e tyre – lojtarët por edhe trajnerët e tyre.

Të gjithë pra duhet ta ndihmojnë foshnjën të rrokulliset, të ngrihet në këmbë, të mësojë të ecë dhe dikur të vrapojë. Se do të ketë rënie, rrëzime dhe lëndime, mërzitje dhe lot – ju garantoj që tani. Por ia vlen të ndihmohet!

Dhe, fare në fund, edhe një fjalë për tifozët kroatë dhe ata nga Kosova që ishin në Shkodër: Bravo!

Në trend

Më shumë
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori