Zyra e Rinisë Evropiane të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të shtoj aktivitetin e saj në mbrojtjen e fëmijëve nga blerja dhe shitja e duhanit.
Duke lejuar që fëmijët të blejnë duhan edhe pse nuk e kanë kaluar moshën e pjekurisë po shkelen parimet e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve dhe legjislacioni kosovar për duhanin.
Presidenti i Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani tha se të miturit nuk duhet të lejohen të konsumojnë dhe tu shitet alkool ose pije alkoolike në klube dhe vende publike.
“Qeveria e Rinisë Evropiane të Kosovës ( KREK) me qëllim të përmirësimit të imazhit të Kosovës si një vend që ruan dhe garanton liri dhe barazi për të rinjtë e saj përmes kësaj konference ka për qëllim të informimit dhe krijimit të një mbrojtje preventive dhe efikase të të miturve nga dukuritë negative, duke kërkuar nga afaristët që t’i respektojnë normat ligjore dhe ndërkombëtare për ndalimin e shitjes së duhanit tek të rinjtë nën moshën 16 vjeçare”, deklaroi Hasani.
Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë dhe ministritë tjera gjegjëse duhet të organizojnë takime e trajnime, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të shitësve të duhanit për moshën minimale ligjore të lejuar në Republikën e Kosovës si dhe angazhimin e tyre për të mos u shitur cigare të miturve.
“Gjithashtu nëpër ambientet e shitjes së produkteve të duhanit nëpër pikat e kontaktuara duhet të mbështes dhe financoj letër ngjitës të dukshëm për konsumatorët, me mbishkrimin ‘Ndalohet shitja e produkteve të duhanit personave nën moshën 18 vjeç’ dhe në këtë mënyrë edhe inspektorët shtetëror dhe sektori privat të jenë më efikas në parandalimin e kësaj dukurie e cila po i shkatërron të rinjtë Kosovar , u tha nga drejtuesit e Rinisë Evropiane në Kosovë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur