Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, veçanërisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe ministri Blerand Stavileci, se ka futur vendin në detyrime financiare afatgjata ndaj operatorëve privatë në mënyrë të pa-studiuar dhe që qartazi do të kenë kosto të papërballueshme për buxhetin shtetëror dhe ekonomitë familjare.
Kështu thuhet në një komunikatë për media të KOSID-it, sipas të cilëve pas disa takimeve formale me zyrtarët e Bankës Botërore të mbajtura gjatë kësaj jave, kanë arritur të kuptojë një sërë shkelje ligjore dhe procedurale në bisedimet e Qeverisë së Kosovës, Bankës Botërore dhe Contour Global, për ndërtimin e kapacitetit të ri gjenerues me qymyr.
Ky është reagimi i plotë i KOSID-it:
“Në takime formale me zyrtarët e Bankës Botërore te mbajtura gjate kesaj jave, KOSID ka arritur të kuptojë një sërë shkelje ligjore dhe procedurale në bisedimet e Qeverisë së Kosovës, Bankës Botërore dhe Contour Global, për ndërtimin e kapacitetit të ri gjenerues me qymyr.
- Procesi i tenderimit për termocentralin “Kosova e Re” ka anashkaluar ligjet e Kosovës, duke bërë që Contour Global të kualifikohet në kundërshtim me parimet e konkurueshmërisë dhe kritereve të Bashkimit Evropian.
- Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore janë duke refuzuar të kryejnë studimin e Ndikimit Mjedisor dhe Social të projektit tash e sa kohë, studim ky i domosdoshëm për projekte të tilla.
- Këto të fundit, gjithashtu kanë dështuar të përpilojnë studimin e fizibilitetit ekonomik dhe financiar të projektit të propozuar si dhe në negocimin e një marrëveshje punësimi për popullsinë lokale.
Ky proces është duke u zhvilluar larg publikut dhe në mënyrë jo-transparente!
KOSID, gjithashtu posedon raportin investigativ të Panelit të Inspektimit[1] të Bankës Botërore për zhvendosjen e popullsisë që jeton në afërsi të termocentraleve në kuadër të përgatitjeve për projektin e propozuar “Kosova e Re”. Ky raport ka gjetur shkelje të rënda dhe alarmante me dëmtim të interesit të popullatës. Dokumentin mund ta gjeni të bashkangjitur.
Ministritë përgjegjëse të cilat e posedojnë këtë dokument, përkundër gjetjeve të Panelit të Inspektimit (gjetjet e të cilave janë të listuara më poshtë), refuzojnë të adresojnë problemet që kanë shoqëruar zhvendosjen e dhunshme të popullsisë.
- Qytetarët e Hades kanë pësuar dëmtime serioze të ekonomive familjare, (humbje të aseteve ekonomike dhe sociale) si pasojë e evakuimit emergjent të ndodhur në vitin 2004, ku një sërë institucionesh ndërkombëtare si (UNMIK, Institucionet e Përkohshme të Kosovës dhe më vonë Qeveria e Kosovës) kanë qenë të përfshira në këto zhvendosje masive të dhunshme të popullsisë.
- Paneli i Inspektimit konstaton, se Korniza e Politikes së Zhvendosjes (dokumenti i propozuar nga Banka Botërore) dhe i keq implementuar nga Qeveria e Kosovës (respektivisht Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor) ka dështuar të zhvendosë popullsinë e Hades sipas standardeve të vetë Bankës Botërore dhe për pasojë ka rënduar jetën e qytetarëve.
- Që nga viti 2004 e deri më tani, Qeveria e Kosovës e keq-udhëzuar prej Bankës Botërore ka dështuar që të realizojë parimin bazik të të drejtave të njeriut për jetë me dinjitet i cili garantohet me Kushtetutë të Kosovës.
Nga faktet e përmendura dhe gjendja e përshkruar më lartë, ky proces, kryekëput i padrejtë, nxjerr në pah mungesën e transparencës së Qeverisë së Kosovës, e cila duke dashur të përfundoj këtë proces jo transparent, është duke injoruar me qëllim dhe paramendim gjetjet që tregojnë se ndikimi i termocentralit dhe hapjes së mihjeve të reja për furnizim me qymyr është katastrofale dhe me pasoja afat-gjate. Këto pasoja reflektojnë negativisht në jetën e qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe dëmtojnë sistemin financiar të vendit. Nga përmbajtja e dokumenteve kuptohet qartë se asnjë qeveri me përgjegjësi dhe në respekt të sundimit të ligjit nuk do duhej të përfshihej në projekte që dëmtojnë interesin e qytetarëve.
Qeveria e Kosovës, e veçanërisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe ministri Blerand Stavileci, mban përgjegjësi ligjore duke e futur vendin në detyrime financiare afatgjata ndaj operatorëve privatë në mënyrë të pa-studiuar dhe që qartazi do të kenë kosto të papërballueshme për buxhetin shtetëror dhe ekonomitë familjare. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe