LAJMI I FUNDIT:

O’Connell: “Pronto” nuk është e vetmja dëshmi për korrupsion në institucione, Kosova e meriton liberalizimin

O’Connell: “Pronto” nuk është e vetmja dëshmi për korrupsion në institucione, Kosova e meriton liberalizimin

Ambasadori britanik, Ruairí O’Connell, në intervistën drejtpërdrejt të realizuar nga Gazeta Express në Ambasadën e Britanisë së Madhe, u pyet për përgjimet e fundit të aferës “Pronto”

Ambasadori tha se kjo nuk është e vetmja dëshmi që tregon se brenda institucioneve të Kosovës ka korrupsion.

“Duhet të luftojmë kundër kulturës së nepotizmit, kur njerëzit punësohen në bazë të lidhjes familjare”, thotë ambasadori.


Ambasadori ka folur edhe për Gjykatën Speciale ku ka thënë se mund të ketë ndikim në politikën e Kosovës, duke thënë se ajo do të mund të pastrojë skenën politike nëse ekziston nevoja.

O’Connell ka theksuar po ashtu se Qeveria e Kosovës  duhet të merret seriozisht me luftën kundër terrorizmit.

“Nuk mendoj se Kosova është shtet si Shteti Islamik (ISIS)”, ka thënë ambasadori.

Ai gjithashtu ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin, mirëpo së pari duhet plotësuar kushtet

Qytetarët, gjithashtu, pyesin për ndihmën e Britanisë së Madhe si mike e Kosovës, çka mund të bëjë Britania që t’i ndihmojë Kosovës për liberalizimin e vizave, mirëpo ambasadori britanik thotë se Kosova i ka fuqitë e mjaftueshme për të shkuar vetë në Bruksel dhe ta kërkojë liberalizimin, mirëpo me plotësimin e kushteve të kërkuara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kalo në kategori