Të gjithë jemi të njoftuar me disa nga rregullat kryesore të sigurisë. Sidoqoftë, shpeshherë e gjejmë veten duke u përballur me situata të papritura të cilat na bëjnë të ndjehemi konfuz dhe të humbur për atë se çfarë duhet të bëjmë.
Megjithatë, sot duhet t’ua rikujtojmë disa fakte apo truqe të cilat me të vërtetë do t’ju ndihmojnë në ballafaqimin e rrethanave të papritura, transmeton Telegrafi.
Mos e përdorni celularin kur ecni
Këshilltarët për siguri dhe shëndet tregojnë se kombinimi i ecjes me përdorimin e celularit krijon sfidë të madhe për trurin. Kjo bën që të mos jeni në dijeni nga rrethanat, duke u bërë të verbër ndaj rreziqeve (siç mund të jetë rasti i ndonjë veture me shpejtësi të madhe).
Eliminoni këndet e vdekura kur vozisni duke i rregulluar pasqyrat e veturës
Rregulloni pasqyrat e veturës në atë mënyrë që mezi i shihni fundet e veturës tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë t’i eliminoni këndet e vdekura në zonat anësore.
Pozicionojeni edhe pasqyrën frontale në atë mënyrë që ta shihni çdo veturë që gjendet pas jush.
Sigurohuni t’i vishni rrobat e duhura gjatë motit të ftohtë
Mbani mend se lëkura e lagësht e heq më shpejt të nxehtin, prandaj është e rëndësishme ta mbani lëkurën të tharë aq më gjatë që është e mundur. Sigurohuni se temperatura e trupit nuk zbritet shumë shpejt duke veshur rroba të leshta.
Pambuku dhe materialet tjera janë absorbues të dobët të lagështisë – veshja e rrobave nga materiale të tilla bën që të ‘ngriheni’ brenda një kohe shumë të shkurtër, transmeton Telegrafi.
Parandaloni rrezikun e të vdekurit nga ngecja e ushqimit në fyt duke e mësuar manovrën e Heimlichit
Ekspertët shëndetësorë bëjnë thirrje që çdo person duhet ta mësojë manovrën e Heimlichit. Kjo manovër është vitale për shpëtimin e vetvetes apo të tjerëve kur ngecë ushqimi në kanale të frymëmarrjes.
Kështu duhet të veprohet:
– Vendoseni grushtin, gishti i madh duhet të jetë i futur brenda, mbi kërthizën e personit.
– Grushtin e vendosur mbërthejeni me dorën tjetër dhe lëvizeni lart, duke aplikuar presion të fuqishëm në ‘kafazin’ e brinjëve.
– Lëvizjet e tilla lart dhe për brenda duhet t’i përsëritni shpejt derisa ta hiqni objektin që ka ngecur në kanalet e frymëmarrjes.
Mbani mend se limitet e durimit të trupit shpeshherë vendosen nga “Rregulli i 3-shit”
– 3 minuta pa ajër
– 3 ditë pa ujë
– 3 javë pa ushqim
Mos e hiqni thikën apo ndonjë objekt tjetër të mprehtë nga plaga
Ekspertët shëndetësorë thonë se në asnjë rrethanë nuk duhet ta hiqni thikën apo ndonjë objekt tjetër të mprehtë nga plaga. Përderisa thika qëndron në plagë, ajo e parandalon gjakderdhjen – e cila mund të jetë pasoja më e rrezikshme e therjes.
Në vend të kësaj, ju duhet ta minimizoni gjakderdhjen sa të mundeni derisa të vjen ndihma mjekësore.
Nëse ka marr shtëpia apo ndërtesa flakë, përpiquni të qëndroni sa më afër tokës
Ekspertët tregojnë se kërcënimi më serioz gjatë një zjarri vjen nga tymi i monoksidit të karbonit, jo nga djegiet. Për të shmangur thithjen e tymit helmues, përpiquni të qëndroni sa më afër tokës që është e mundshme – derisa të largoheni nga zona e rrezikut.
Nëse nuk ndjeheni mirë në një zonë publike, kërkoni ndihmë vetëm nga një person
Në raste të tilla duhet të kërkoni ndihmë vetëm nga një person. Për të thënë më thjesht – më shumë mundësi keni të merrni ndihmë nga një person sesa nga një tufë njerëzish. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Pse duhet të vendosni letër tualeti në frigorifer?
Nuk janë emocionalë, shenjat e horoskopit që rrallë qajnë
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar