LAJMI I FUNDIT:

Bllokohen 100 mijë civilë në qytetin e rrethuar të Sudanit Jugor

Bllokohen 100 mijë civilë në qytetin e rrethuar të Sudanit Jugor
Mbi 30 mijë njerëz u larguan nga qyteti Yei, i cili ndodhet në jugperëndim të kryeqytetit Juba, pas sulmeve të përgjakshme ndaj civilëve.
Kombet e Bashkuara të premten njoftuan se rreth 100 mijë njerëz janë bllokuar dhe po përballen me një situatë gjithnjë e më të tmerrshme në qytetin e rrethuar Yei të Sudanit Jugor, pas shpërthimit të dhunës që përfshin vrasjet dhe gjymtimet, raporton Andolu Agency (AA).

Më shumë se 30 mijë njerëz kanë ikur nga Yei rreth 150 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, Juba pas sulmeve vdekjeprurëse ndaj civilëve dhe plaçkitjes së pronës më parë gjatë këtij muaji.