Bashkësia Islame e Kosovës në vazhdimësi ka këmbëngulur për rindërtimin e xhamisë së rrënuar,afër urës mbi lumin Ibër, në veri të MItrovicës. Madje, për këtë qëllim ka pasur tri donacione dhe leje ndërtimi nga komuna. Por, e vetmja që ka munguar, ka qenë siguria.
Kështu i ka thënë Radio Dukagjinit, sekretari i Përgjithshëm i BIK-ut, Resul Rexhepi.
Madje, ai shprehet i sigurt se, xhamia gjithsesi do të rindërtohet.
“Në atë vend ka qenë xhamia dhe do të bëhet xhamia. Le të bëhet çkado aty, aty do të bëhet xhamia me emër të Zotit. Por, na kemi dashur që kjo xhami të bëhet duke na ofruar siguri për ndërtimin e saj, e jo me dërgu njerëz të cilëve mund t’u ndodh ndonjë e papritur. Sigurinë, duhet ta ofroj aktualisht KFOR-i, gjegjësish organet ndërkombëtare”, ka thënë Rexhepi.
Madje, për rindërtimin e xhamisë, në hapësirën që është pronë e Bashkësisë Islame, dhe ku, në kuadër të punimeve për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër, paralajmërohet ndërtimi i një fushe tenisi, Rexhepi thotë se do të përdorin të gjitha të gjitha mjetet demokratike për të realizuar rindërtimin e xhamisë aty.
“Deri në Strazburg dhe përtej Strazburgut. Do të bëjmë çmos, nuk do të ndalemi, duke kërkuar që të na mundësohet rindërtimi i asaj xhamie”.
Kjo çështje tash e ca kohë ka irrituar qytetarët e Mitrovicës, të cilët kanë kërkuar përgjegjësi nga zyrtarët e lartë vendas, përfshirë edhe ministren e dialogut Edita Tahiri.
Sipas sekretarit të BIK-ut, Resul Rexhepi, ata kanë insistuar shumë herë që çështja e rindërtimit të xhamisë, të jetë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.
Ndryshe, një kohë është përfolur dyshimi se nën hapësirën e xhamisë së rrënuar, gjendet varreza masive e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles