LAJMI I FUNDIT:

Ku çojnë vrimat e zeza? Shkenca kërkon dëshmi nëse ato janë portale drejt universeve ku jetojnë “njerëzit tjerë”!

Ku çojnë vrimat e zeza? Shkenca kërkon dëshmi nëse ato janë portale drejt universeve ku jetojnë “njerëzit tjerë”!

Një teori në fizikën e grimcave thotë se janë nëntë dimensione dhe se vrimat e zeza janë kryesoret për të arritur tek to. Kjo do të thotë se vrimat e zeza mund të jenë portalet drejt universe tjera. Ndërsa, janë pikërisht shkencëtarët që punojnë në CERN që po synojnë ta dëshmojnë këtë.

Disa teori në fizikën e grimcave thonë se në univers ka më shumë se ajo që shohin sytë, se ka pra dimensione që mund të japin përgjigje për pyetjet që nga fizika kuantike e deri te graviteti.


Një prej tyre është “Teoria e Branit (telave)” që thotë se dimensionet e shumëfishta mund të fshehin universe tjera.

“Është pjesë e një teorie më të gjerë që përpiqet të shpjegojë se si të gjitha forcat dhe grimcat që i njohim mund të përshtaten në një përshkrim të vetëm”, ka thënë fizikani Chris White për Daily Mail. “Kjo teori thotë se materialet bazë të ndërtimit të natyrës, në vend se të jenë grimca, mund të jenë tela, të rrafshëta apo shumëdimensionale”.

Telat janë në universin që përbëhet nga nëntë dimensionet dhe kur kësaj i shtohet koha, atëherë bëhen dhjetë dimensione, transmeton Telegrafi.

“Papritmas njeriu pyeti nëse, rastësisht, tek ato ‘brana’ ka njerëz tjerë”, thotë Dr. Cristophea Galfard, i cili në librin “Universi në dorën tënde” shpjegon se si do të dukej udhëtimi në ato dimensione,.

Shkencëtarët e CERN-it po përdorin LHC-në (përshpejtuesin e përplasjes së grimcave) për të dëshmuar ekzistencën e dimensioneve tjera e këtë synojnë ta bëjnë duke krijuar vrima të zeza mikroskopike.

“Ato do të shpërbëhen shpejtë, por do të lënë rrezatim në detektorët tanë”, thotë White.

Teoritë që sugjerojnë ekzistencën e dimensioneve të tjera parashikojnë se në të njëjtën mënyrë siç atomet e kanë gjendjen e energjisë së ulët në “gjumë” dhe atë të lartën në “zgjim”, në dimensionet thjerra mund të ketë versione më të rënda të grimcave standarde.

Por, edhe nëse zbulohet dëshmia për dimensionin tjetër, kjo jo patjetër do të thotë se teoria e telave ishte e drejtë. Disa shkencëtarë po ashtu nuk besojnë se ka dimensione shtesë. Nga CERN-i thonë se nuk mund të parashohin rezultatin që do ta kenë për dimensionet tjera, por bëjnë me dije se për këtë do të japin njoftime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori