Kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla është detyruar të largojë fëmijët dhe bashkëshorten shtatzënë nga Shqipëria në një vend aleat, pas kërcënimeve që ka marrë për shkak të hetimit të një dosjeje të fortë kriminale.
Ngjarja daton së paku dy muaj më parë kur në telefonin e kryeprokurorit Adriatik Llalla kanë mbërritur telefonata dhe mesazhe kërcënuese anonime. Burimet i pohojnë Top Channel se kërcënimi ka qënë serioz dhe i drejtpërdrejtë në drejtim të zotit Llalla dhe familjarëve të tij më të afërt.
Të njëjtat burime citojnë gjithashtu gjendjen e shqetësuar të kryeprokurorit, bashkëshortja e të cilit priste dhe pret edhe një fëmijë të tretë. Kryeprokurori ka njoftuar autoritetet qeveritare, Presidentin e Republikës, Shërbimin Informativ.
Më pas janë shtuar masat e sigurisë qoftë në prokurori, shtëpinë private si dhe eskortat për familjarët, dy fëmijët e tij të cilët janë në shkollë dhe bashkëshorten.
Por të njëjtat burime pohojnë se sërish në drejtim të kryeprokurorit kanë vijuar të vijnë sinjalizime, kryesisht në formë miqësore, apo këshillash lidhur me zëra për një hakmarrje të mundshme fizike ndaj tij dhe familjes së tij. Natyra e kërcënimit nuk dihet, por flitet se I ka ardhur për shkak të një dosjeje hetimore ndaj një grupi të supozuar kriminal.
Top Channel ka mësuar se për këtë janë vënë në lëvizje edhe shërbimet partnere dhe ambasadat e huaja në tiranë, kryesisht ato të bashkimit europian, një prej të cilave I ka ofruar kryeprokurorit sistemimin e familjes së tij në këtë vend europian në mënyrë përfundimtare.
Thuhet se pas një reflektimi persona, kryeprokurori ka pranuar këtë zgjidhje. Spostimi i familjes së kryeprokurorit tashmë kandodhur, përpara fillimit të vitit të ri shkollor. Ata ruajnë identitetin e tyre, por janë në ruajtje të plotë 24 orëshe, nga forcat policore të këtij vendi partner dhe banesa e tyre private është vetëm pak kilometra larg stacionit të policisë së vendit përkatës. Kryeprokurori llalla thuhet se I viziton rregullisht familjarët e tij në masa të rrepta sigurie, pasi bashkëshortja e tij është në pritje të fëmijës së tretë, por pohojnë nivelin e shtuar të stresit të tij personal dhe familjar me përshtatjen e detyruar me jetën e re.
Por Top Channel ka mësuar se sistemimi I familjes së kryeprokurorit nuk do të jetë një masë e përkohshme por permanente, duke detyruar njeriun më të rëndësishëm të akuzës, të bëjë një jetë personale të vështirë, për shkak të kërcënimeve që ka marrë për shkak të detyrës.
Prej janarit të këtij viti prokuroria e përgjithshëm e numëron me qindra procese të forta hetimore ndaj grupeve kriminale të suposuara dhe të akuzuara për vepra të rënda, që kanë ndodhur kohët e fundit. Kryeprokurori I republikës deklaroi në fund të muajit janar se në vend operojnë banda të strukturuara kriminale me lidhje politike dhe premtoi luftë të hapur ndaj tyre. Kërcënimi ndaj tij që provohet me faktin e spostimit të familjes së tij jashtë shtetit, është ndoshta ngjarja më e rëndë që I ka ndodhur një kryeprokurori që prej vrasjes së shoferit të punës të ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku në vitin 2003 si dhe bomba në shtëpinë e ishkryeprokurorit Alush Dragoshi, në vitin 1996 ku u plagosën disa të afërm të tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Përjashtimi i shqiptarëve nga bordet shëndetësore është goditja e radhës
Dy persona rrahin një tjetër në Prishtinë, e bëjnë për spital
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës