LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria hedh aktakuzën kundër djalit të Erdoganit

Prokuroria hedh aktakuzën kundër djalit të Erdoganit

Prokuroria italiane ka pushuar ndjekjen ndaj djalit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan që ka qenë i dyshuar për shpërlarje parash, bëhet e ditur nga Prokuroria.

Vendimi është dhënë gjashtë muaj pasi që Erdogani është ankuar në një intervistë ndaj drejtësisë italiane se e kanë “maltretuar” djalin e saj Bilallin.

“Italia duhet të merret me mafien dhe jo me djalin tim”, ka thënë atëherë Erdogan duke shtuar se arrestimi i djalit të tij mund të shkaktojë probleme mes marrëdhënieve të  Turqisë me atë vend, transmeton Reuters.


Akuzën ndaj djalit të Erdohanit se ka qenë i përfshirë në shpërlarje parash derisa studionte në Itali e pari e ka ngritur Murat Hakan Uza, anëtari i njërës nga familjeve të pasura turke dhe kundërshtar i Erdoganit që jeton në ekzil në Itali.