LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri i Drejtësisë takon përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve

Zëvendësministri i Drejtësisë takon përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve

Në kuadër të takimeve rreth përgatitjeve për hartimin e Strategjisë për fushën e Mjekësisë Ligjore, sot zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, bashkë me drejtorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, kanë takuar përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur, Bajram Qerkini, kryetar i Asociacionit të Shoqatave të të Pagjeturve dhe Nesrete Kumnova, kryetare e Shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Gjakovë.

Në këtë takim, përfaqësuesit e këtyre shoqatave, shprehen disa shqetësime lidhur me aktivitetet dhe angazhimin e përgjithshëm të institucioneve për zbardhjen e fatit të personave të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë si dhe lidhur me mbështetjen institucionale për familjet e personave të pagjetur.


Gjatë fjalës së tij, zëvendësministri Dushi premtoi angazhim më të madh në këtë drejtim të institucioneve dhe veçanërisht të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe një koordinim më të madh në mes të institucioneve relevante, përgjegjëse në këtë çështje siç janë, Ministria e Drejtësisë, Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur dhe Grupi Punues për bisedime me Serbinë.

Zëvendësministri Dushi gjithashtu i njoftoi të pranishmit për fillimin e punës së grupit punues për hartimin e Strategjisë për Fushën e Mjekësisë Ligjore për shkak se përveç tjerash, me këtë Strategji do të përcaktohen saktë detyrat dhe roli i Institutit të Mjekësisë Ligjore në këtë proces por edhe sepse pjesë e kësaj strategjie do të jenë shumë çështje që ndërlidhen me personat e pagjetur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori