Ben Andoni
Mjafton të kujtosh dhe të gjykosh historinë e shumicës së presidentëve të ekipeve shqiptare dhe e kupton historinë e fundit me akuzat dhe vetë fabulën e “Skënderbeut”.
Edhe pa sjellë relacionin UEFA, cilido e kupton në Shqipëri se në çfarë niveli dhe në çfarë duarsh ka rënë sporti më i dashur i shqiptarëve. Dhe, paradoksi është se askujt, nuk do t’i hyjë as gjembi në këmbë, sepse tentakulat janë shumë të thella. Këtë e kupton që nga Asambleja e Futbollit, por edhe përsëritjen e përvitshme të akuzave për trukime.
Dhe, shumë më tepër, këtë e kupton se sot mund t’i kundrosh në shoqëritë e presidentëve shumë nga politikanët e ditës, që bëjnë të paditurin edhe me atë që po ndodh në orët e fundit me Skënderbeun, ashtu si e kupton nga heshtja e shumë aktorëve të drejtësisë që duhet të ishin aktivë për akuzat mbi ekipin.
Por kupton realisht edhe pamundësinë e dënimit, kur gjykon se pakkush do t’ia dijë sot për mbarëvajtjen e sportit. Superliga shqiptare i zhvillon ndeshjet e kampionatit me shkallët e stadiumit bosh, përveç derbit të Tiranës ose vitet e fundit SkënderbeuPartizani, që më shumë janë duele urrejtje sesa ndeshje sportive.
E kupton nga gjyqet që kanë shumë nga lojtarët se sporti i futbollit nuk është më i vetes, por i marifetçinjëve, që kanë futur turinjtë në privatizime dhe kudo, mbuluar përgjithnjë nga politika. Në këto orë që kanë rrjedhur pas akuzës ndaj Skënderbeut ka pasur me dhjetëra mendime, por të gjitha bashkë s’kanë shërbyer që kryeprokurori i vendit Llalla të ndërmarrë ndonjë hap.
Ndërkohë që futbolli në këtë rast ka treguar një nga kokat e shumta që MAFIA ka mbi jetën politikoshoqëroreekonomike të vendit. Ajo komandon ekipet, ndeshjet, gjithçka, duke na bërë më të turpshëm sesa jemi. Dhe, ironia është se të dy palët e politikës heshtin, duke ia lënë topin në derë prokurorisë.
MAFIA shqiptare e futbollit, ashtu si edhe në rastin e fundit, është e paprekur sepse tashmë është e pasur dhe mbi të gjitha autonome, aq sa të komandojë me të gjitha levat e saj të gjithë proceset dhe madje t’ia mbyllë gojën dhe vetë prokurorisë. Kaq të mjafton të kuptosh se në çfarë duarsh është vendi…dhe e ardhmja e sportit tonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze