LAJMI I FUNDIT:

Akademi solemne në ASHAM me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës

Akademi solemne në ASHAM me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë ­ ASHAM sot me akademi solemne e shënoi shpalljen e Nënë Terezës për Shenjtore në Vatikan nga papa Françesku, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Me krenari dhe falënderim e shënojmë aktin e shpalljes së Nënë Terezës shenjtore. Ne, ndërsa me ne edhe e mbarë bota, e kemi Nënë Terezën laureate të Çmimit prestigjioz Nobël për paqe dhe Nënë Terezën si shenjtore”, tha kryetari i ASHAM, Taki Fiti në akademinë solemne.

Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska ­ Milevska theksoi se akademia e sotme është pjesë e agjendës së pasur të ngjarjeve religjioze, kulturore dhe shkencore të cilat institucionet tona qeveritare dhe shtetërore i realizojnë në drejtim të shënimit të ngjarjes së madhe historike e cila, siç tha, i bashkoi dashamirët e mbarë botës.


“Nënë Tereza u bë pasuri e bashkëkohores e cila i takon botës, ndërsa jeta e saj u bë dëshmi unike për sakrificë të pafund ndaj njeriut tjetër për kuptimin e lartë të jetës”, potencoi Kançeska Milevska.

Kançeska­ Milevska shtoi se së shpejti do të ndërtohet edhe një përkujtimore e shenjtores Nënë Tereza ­ kompozitë skulpturore e cila do të përkujtojë për jetën e humanistes së madhe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori