LAJMI I FUNDIT:

4 vjet burg për zhvatje

4 vjet burg për zhvatje

Gjykata Themelore në Ferizaj, kanë dënuar me 4 vjet burg personin me inicialet B.V.


Më 8 dhjetor 2014, i pandehuri e ka pranuar fajësinë për pikat e ushtrimit të ndikimit, zhvatjes dhe posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit. T

Trupi gjykues, po ashtu e ka urdhëruar të pandehurin që të kthejë 25 mijë euro të cilat i ka zhvatur prej familjes së viktimës, më ose para datës 31 dhjetor 2017, në të kundërtën mund t’i caktohet një dënim me burgim shtesë.

Trupi gjykues, po ashtu ia ka vazhduar paraburgimin derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, kryesisht për shkakun se i pandehuri kishte ikur nga arresti shtëpiak gjatë gjykimit dhe është dashur të ekstradohet nga Gjermania.

I bashkëakuzuari i të pandehurit në këtë rast, S.M. dhe A.M. ende janë në liri dhe për ata janë lëshuar urdhra vendës dhe ndërkombëtarë për arrestimin e tyre.