LAJMI I FUNDIT:

Lajçi në podiumin e fituesve

Lajçi në podiumin e fituesve

Automobilisti ynë e ka mbajtur premtimin, pasi edhe para nisjes për në Slloveni ishte shprehur optimist se do të gjendet në podiumin e fituesve. Në garën e zhvilluar në Ilirska Bistricë, në një konkurrencë shumë të fortë, ai është renditur në pozitën e tretë

Shkëlzen Lajçi është renditur në pozitën e tretë në garën e zhvilluar në Ilirska Bistricë të Sllovenisë, e cila ishte e 11-ta me radhë në disiplinën malore, e vlefshme për Kampionatin Evropian.


Një rezultat i tillë është sukses shumë i madh për Lajçin dhe automobilizmin kosovar në përgjithësi, duke marrë parasysh konkurrencën e jashtëzakonshme, me garues nga një numër i madh i shteteve evropiane. Në fakt Lajçi edhe para nisjes për në Slloveni ishte shprehur optimist se do të gjendet në podiumin e fituesve.

“Sigurisht që po ndihem mirë, jo vetëm unë, por e gjithë skuadra. Ka qenë një garë shumë e fortë, mirëpo, ashtu siç pata deklaruar edhe në Prishtinë, unë kam qenë optimist se do të arrij rezultat të mirë dhe për fat të mirë ia dola. Kemi mësuar shumë nga kjo garë dhe besoj se në të ardhmen do të kemi rezultate edhe më të mira”, ka thënë Lajçi pak kohë pas suksesit të arritur.

Ljaçi në Ilirska Bistricë është paraqitur në Grupin N +3000 me veturën e tij Mitsubishi Evo 9 dhe pas dy vozitjeve ka pasur kohën prej 05:11 87 minuta. Në grupin e tij kanë marrë pjesë rreth 30 garues, gjë që e bën edhe më të vlefshëm rezultatin e tij.  Më të shpejtë se ai kanë qenë serbi Nikola Milkoviç dhe sllovku Tomas Vavrinec.

Në garë për pikë mori pjesë edhe Valdet Krasniqi me Subaru, por për shkak të karakteristikave të veturës, ai u paraqit në një klasë ku pati makina shumë më të mira. Megjithatë, edhe ai la përshtypje mjaft të mirë.

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori