LAJMI I FUNDIT:

Falja e borxheve, vetëm edhe shtatë ditë

Falja e borxheve, vetëm edhe shtatë ditë

Kanë mbetur edhe shtatë ditë pune për të përfituar nga ligji për faljen e borxheve nga institucioneve dhe ndërmarrjeve publike. Ligji parasheh faljen e borxheve deri më dhjetor 2008, duke shlyer borxhet nga fillimi i vitit 2009, deri në fund të vitit 2014.

Personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryerjes së borxhit për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, ose të lidhin marrëveshje me institucionin shtetëror apo ndërmarrjen publike për pagesën e borxheve me këste për periudhën 1 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014.


Në bazë të këtij ligji parashihet që pagesat e borxheve të bëhet brenda afatit prej dy vitesh, për personat juridikë, nga data e lidhjes së marrëveshjes dhe brenda afatit prej tri vitesh nga personat fizikë, nga data e lidhjes së marrëveshjes.

Për borxhet e pashlyera deri me 31 dhjetor 2008, ku shuma totale e borxhit bazë është në vlera të vogla prej 1 euro deri në 100 euro, nuk kanë nevojë t’ju nënshtrohen procedurave të parapara për faljen e borxhit, ato do të fshihen në mënyrë automatike nga institucioni ku figurojnë si borxhlinj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori