LAJMI I FUNDIT:

Arma më e shpeshtë e femrës për joshje: shkathtësisë së këtillë asnjë mashkull nuk do t’i përballojë!

Arma më e shpeshtë e femrës për joshje: shkathtësisë së këtillë asnjë mashkull nuk do t’i përballojë!

Shkencëtarët kanë bërë një hulumtim se si ngjyra e zërit ndikon te meshkujt dhe femrat kur është fjala për joshje

Rezultatet kanë qenë befasuese – ngjyra e zërit, si edhe mënyra e të folurit përfundimisht janë mjeti më i fuqishëm femëror për joshje, para të cilave meshkujt dorëzohen! – transmeton Telegrafi.


Ekspertët kanë kërkuar nga kandidatët që me zë normal të numërojnë deri në dhjetë. Pastaj, po ata meshkuj dhe po ato femra janë detyruar të përsërisin numërimin, por me ngjyrë tjetër të zërit, përkatësisht ashtu siç ata kanë konsideruar që ka tingëlluar seksi dhe joshëse.

Meshkujt dhe femrat e grupit tjetër i kanë dëgjuar incizimet e tyre dhe janë detyruar të vendosin se çka nga ajo që kanë dëgjuar tingëllonte joshëse. Rezultatet dolën shumë interesante:

Femrat nuk kanë reaguar fare ndaj përpjekjeve të meshkujve që me ngjyrën e zërit të duken seksi, ndërsa meshkujt zërin joshës të femrave e kanë konsideruar jashtëzakonisht seksi.

Shkencëtarët thonë që femrat, kur dëshirojnë të tingëllojnë seksi, ulin zërin në mënyrë që të bëhet zë më i thellë, flasin më ngadalë dhe më qetë, gjë që meshkujt i konsiderojnë shumë atraktive sesa toni normal i bisedës së zakonshme.

Gjithashtu, ata thonë që në këtë rast pikërisht fjala është për reagimin natyror, instinktiv ,i cili tek meshkujt ndikon sikur forma e trupit apo aroma e lëkurës.

Edhe pse faktet janë nxjerr në pah, megjithatë njëherë mendoni se çka do të thoni kur dëshironi ta joshni mashkullin, jo vetëm me ngjyrën e zërit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve

Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve

Joga
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Stil
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori