LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca kundër Ukë Rugovës dhe të tjerëve

Shtyhet seanca kundër Ukë Rugovës dhe të tjerëve

Për shkak të mungesës së të akuzuarve është shtyrë seanca ndaj Ukë Rugovës dhe të tjerëve, në rastin e mashtrimit me viza italiane.

Kryetari i trupit gjykues, Viktor Pardal, ka thënë se nëse edhe në seancën e radhës të akuzuarit mungojnë, ai do ta veçojë procedurën për secilin që e bën këtë gjë, njofton Klan Kosova.


Rugova bashkë me 19 persona të tjerë akuzohen për krim të organizuar, ushtrim ndikimi dhe mashtrim ndaj ambasadës italiane në Prishtinë.

Në mesin e të akuzuarve në këtë rast është edhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj  Rugovës dhe të tjerëve në muajin maj.

Veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë pretendohet se janë kryer përgjatë periudhës 2011 – 2014, dhe kanë të bëjnë me shitjen e Vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme.