Komisioni i Posaçëm për Reformën kaloi ligjin për “Vettingun”, ligji më i rëndësishëm i reformës në drejtësi dhe ku maxhoranca dhe opozita u përplasën më fort. Ligji u kalua vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa opozita abstenoi për votimin në parim dhe votoi kundër për disa nene.
“Opozita këmbënguli në qëndrimin e saj dhe në asnjë nen gjatë diskutimit, opozita nuk bëri ndonjë akuzë që ky nen apo ai nen shkel dispozita kushtetuese. Ishin detaje të një karakteri shumë teknik. Opozita nuk mori pjesë në votim, duke qenë e pranishme në Komision”, deklaroi në dalje, përfaqësuesi socialist në Komision, Pandeli Majko.
Majko, që ishte edhe relatori, tha se maxhoranca ka miratuar të gjitha vërejtjet e Partisë Demokratike që kanë marrë më parë dritën jeshile nga misionet ndërkombëtare, OPDAT i Shteteve të Bashkuara dhe Euralius i Bashkimit Europian.
“Të gjitha vërejtjet e Partisë Demokratike që patën konsensusit e ndërkombëtarëve u miratuan nga maxhoranca. Kërkuam mirëkuptimin e opozitës, që në të gjithë procesin e komenteve, të kihej parasysh parimi që do të pranonim të votonim gjithçka që ndërkombëtarët do të pranonin. Sot janë pranuar të gjitha komentet e pranuara nga Euralius dhe OPDAT”, u shpreh ai.
Por përfaqësuesi demokrat, Oerd Bylykbashi tha se ligji bie ndesh me Kushtetutën e miratuar më 22 korrik. Ai tha se amendamentet e opozitës u rrëzuan pa asnjë argument dhe shtoi se Partia Demokratike do të ndjekë të gjithë rrugën ligjore kundër projektit të kaluar, duke mos përjashtuar këtu as Gjykatën Kushtetuese.
“Ky projektligj është antikushtetues dhe nuk do t’i qëndrojë dot testit të kushtetuetshmërisë. I rezervojmë vetes që të ndërmarrim hapa të tjerë legjislativë për këtë ligj, çdo instrument për të garantuar që ky ligj përputhet dhe nuk shmanget nga vullneti konsensual i 22 korrik. Ky ligj sot devijon rëndë nga Kushtetuta”, tha Bylykbashi./Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndahet nga jeta e kryepeshkopi Anastas Janullatos, Spiropali: Kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova