Të reshurat atmosferike që kanë qenë gjatë këtij viti kanë dëmtuar në masë të madhe bletarët, pasi që bletët nuk kanë grumbulluar mjaltë.
E bletarët kanë treguar se dëmet nga këto të reshura në sektorin e bletarisë janë në mijëra euro. Gjatë këtij viti, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka përkrahur sektorin e bletarisë me 2 milionë euro nëpërmjet granteve dhe subvencioneve.
Bletari Ram Muçaj nga Korisha e Prizrenit, ka treguar se për dallim me vitin e kaluar këtë vit bletët nuk i kanë shkuar ashtu siç e ka planifikuar. Bletët e tij, nuk kanë grumbulluar mjaltë për shkak të kushteve atmosferike.
“Aktualisht kam 134 koshere me bletë, me këto koshere sa i kam vitin e kaluar kemi pas fitim rreth 12 mijë euro. Kurse këtë vit nuk ka asnjë euro përfitim prej mjaltë. Shkaqet për mungesë të mjaltës këtë vit janë kushtet atmosferike. Në pranverë kemi pas shumë shira në kohën kur është dashur që bletët arrijnë të grumbullojnë mjaltë më së shumti”, ka thënë Muçaj.
Gjatë këtij viti ky fermerë dhe bletar nga Korisha e Prizrenit, pret përfitime vetëm nga subvencionet komunale e qeveritare.
“Përveç subvencioneve prej Komunës së Prizrenit, ku kemi marrë një makinë me rrymë për nxjerrjen e mjaltës, presim edhe subvencione nga Ministria e Bujqësisë”, ka thënë bletari Ram Muçaj.
Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural (MBPZHR), kanë thënë se bletarët gjatë këtij vitit do të përkrahen me 2 milionë euro përmes subvencioneve dhe granteve investive.
“Ministria e Bujqësisë, Programin për Pagesa direkte 2016, ka ndarë fondin prej 1.5 milion euro për mbështetjen e bletarisë. Nga ky program do të përfitojnë ekonomitë bujqësore që mbarështojnë nga 30 e më shumë shoqëri bletësh. Shuma e mjeteve për një shoqëri bletësh është 15 euro për prodhimtari intensive dhe 20 euro për prodhimtari organike”, kanë thënë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë.
Bletaria përpos nga Programi për pagesa direkte 2016 mbështetet edhe nga Programi për Bujqësi dhe Zhvillim rural, grantet për mbështetjen e investimeve në bletishtë. “Shuma e ndarë për grante për bletari sivjet ka qenë 500 mijë”, tregojnë në Ministrinë e Bujqësisë.
Ndryshe, sipas të dhënave nga Raporti i gjelbër 2015 fondi i bletëve në Republikën e Kosovës është 116,172 shoqëri bletësh në 6018 ekonomi bujqësore. /Veriu.info/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City