Mos më kapni për fjale. Për çdo rast po e qes këtu edhe shenjën e Beratit. Atë me gjuhë jashtë. Me u ba e qartë, qysh në fillim, se po mahitem. Sidoqoftë, si u pa nga përgjimet e fundit që u bënë publike, loja e preferuar e presidentit, ajo me “luajt k…” me Ambasadën amerikane, apo me BE, apo edhe me qytetarët (çka ka qenë rutinë e qeverisjes së tij), nuk mund të luhet duke qenë i veshur me rroba të shtrenjta dhe elegante, përfshi edhe kollaren e tij me të gjitha ngjyrat e ylberit. Me siguri do të ketë qenë, lakuriq politikisht, sepse këto përgjime miqtë tonë “nërkumtarë” do t’i kenë pasur në dispozicion në kohë reale. I kanë edhe ato që nuk i kemi dëgjuar ende as ne, pra të cilat ende nuk i janë dorëzuar as “Insajderit”.
Pra, e vura shenjën virtuale, me gjuhë jashtë, kështu edhe kryeprokurori fle rehat, edhe presidenti thotë, me rëndësi se më ka përmendur, pavarësisht në çfarë konteksti. Qysh e dini, presidenti vdes për një trohë publicitet. Shkoi në Rio për publicitet, u fotografua me Dua Lipën, piu birrë në Gorazhdevc…! Publicitetit të falur nuk i këqyren dhëmbët, ka thënë dikush. Apo nuk e ka thënë…?!Nejse!
Natyrisht edhe ju e kuptoni që presidenti nuk është “çmendur” apo nuk është dehur aq shumë sa të dalë lakuriq në publikë. Po të ishte ende kryeministër, mbase edhe do të e bënte, duke pozuar nudo, për të konkurruar Edin dhe mënyrën e tij gjithsesi origjinale të grabitjes së vëmendjes publike. Por, tash kryeministër është tjetërkush dhe ai nuk duket se i pëlqen preferencat e paraardhësit të tij kur janë në pyetje ndërkombëtarët. Me vendorët edhe mund të luhen të gjitha lojërat, përfshirë edhe ato ku për metafora janë organet gjenitale, por jo edhe me miqtë. Apo ndoshta është herët të thuhet pa i dëgjuar vazhdimet e tjera të serialit më të ri vendor, te “Insajderi”.
Sido që të jetë, presidenti i Kosovës, ky që është sot, i zgjedhur ashtu si u zgjodh, në mes të zjarrit dhe kërcënimit me luftë qytetare, edhe pse as sot nuk dihet krejtësisht se si erdhi në krye të UÇK-së, as se si erdhi në krye të qeverisë së përkohshme, as në krye të PDK-së, më vonë si kryeministër, e as në krye të shtetit si, president, pra, me krejt këto pikëpyetje, tash ka mbetur edhe lakuriq, politikisht. Edhe kur ka qëllime të mira, nuk i besohet.
Edhe nëse nuk dihet si ka ardhur, tashmë dihet se në pushtet mbahet falë publicitetit që e prodhon, qoftë ai pozitiv apo negativ. Aftësia gebelsiane e mekanizmit mediatik që e kontrollon ai dhe “miqtë” e tij, për të shndërruar disfatat në fitore, për të krijuar ngjarje aty ku nuk ka, apo për të heshtur ngjarjet e vërteta, dhe të rëndësishme, e bëri faktor të cilin (sidomos) faktori ndërkombëtar nuk e anashkalon dot në të gjitha krizat. Madje edhe në funksion të unitetit të popullit, ai nuk preferon të bëjë asgjë për njërën anë, pa krijuar pakënaqësi në palën tjetër. Energjia e konfrontimit e bënë atë faktorë.
Si e dimë edhe nga e kaluara, për të marrë vëmendjen publike, për të qenë në krye gjithnjë, ai është i gatshëm të bëje edhe deklarime apo veprime më kundërthënëset. Në një moment merr abdes e falet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, pranë ideologëve të fanatizmit religjioz, e pasdite ngre dolli me verë apo birrë me komunitetet apo me miqtë ndërkombëtarë. Birra edhe mund të ketë qenë pa alkool, por vera edhe rakia e rrushit pa alkool, me gjasë ende nuk janë zbuluar.
Herën e fundit këtë e bëri në Gorazhdevc, duke promovuar Birrën e Pejës, mbase për të zbutur opozitën, ose për të ironizuar me sloganet e sajë për prodhimet vendore, duke pirë bashkë me tre katër qytetarë të komunitetit serb. Apo vetëm se Peja është në trend, sepse gjithçka që po ndodhë kohëve të fundit po lidhet me të.
Kështu, i veshur thjeshtë, pa kravatë, Presidenti tejet serioz, çka sikur përpiqej të dëshmonte se tash nuk po “luan k…”, po e dini ma çka, ai po i vidhte me sy një copë letër për të lexuar sa më me kujdes deklaratën e përgatitur më parë dhe e cila gjithsesi përcillte mesazhe pajtimi mes komuniteteve. Krejt kjo, deklarohet të jetë në funksion të heqjes së barrikadave.
E, kur jemi te barrikadat, veç pesë vite më parë, me 25 korrik, atëherë si kryeministër i vendit, në rrethana ende të paqarta, por gjithsesi të deklaruara si veprime të koordinuara me bashkësinë ndërkombëtare, kishte urdhëruar njësitë speciale të Policisë së Kosovës për një operacion përmasash të gjëra, në veri. Tash, se si përfundoi për faqe të zezë vet operacioni me të cilin rrahë gjoks ish-kryeministri dhe si u deshën disa ditë që me ndihmën e KFOR-it të mblidhen sërish policët e shkapërderdhur nëpër zonë, të strehuar nëpër bazat e KFORI-it, kjo është çështje tashmë e mbuluar me zhurmën mediatike që prodhuan mediat e kontrolluara nga ish-kryeministri. Sidoqoftë, kjo ishte një arsye që faktori ndërkombëtarë të ndërhyjë dhe të marrë në kontroll dhe dalëngadalë, pas disa vitesh të i kaloj në menaxhim të institucioneve të Kosovës pikat kufitare të cilat asokohe kontrolloheshin nga struktura joformale, apo thënë më saktë nga shteti i Serbisë edhe pse edhe sot e kësaj dite është vështirë të saktësohet ku fillon njëri e ku përfundon tjetri.
Tash varësisht prej anës së barrikadës, prapa të cilave, dy komunitetet janë pozicionuar në pozicione të luftës, herë politike e herë edhe ushtarake, në këtë vend i cili edhe 17 vjet pas lufte nuk arriti të shlyejë këto vija ndarës nga harta e Kosovës, pala tjetër ende paragjykohet si kriminele, ndërsa vetja shihet si viktimë. Kësaj gjendje i ka kontribuar shumë edhe presidenti aktual si njeriu më i fuqishëm i politikës kosovare, pavarësisht a ishte në qeverisje të drejtpërdrejtë apo në opozitë.
Në përmendoret e viktimave civile, andej dhe këndej shkruan se këto akte i kryen terroristët dhe kriminelët e palës tjetër. Përderisa për pjesën më të madhe të krimeve ndaj civilëve shqiptarë autorësia e krimeve është e qartë, zbardhja e krimeve ndaj civilëve serb ka mbetur në rrefshin e spekulimeve dhe paragjykimeve.
Përkulja Presidentit në Gorazhdevc, e më herët edhe në Lipjan, dhe vënia e kurorave të luleve në monumentet e ngritura për viktimat civile serbe, ku shkruan se ata ishin vrarë nga terroristët shqiptarë, ka ngritur pluhur në media, e sidomos në rrjete sociale. Kjo ka bërë që edhe intelektual e humanist shqiptarë të harrohen, të mos nderojnë viktimat civile, dhe të gjykojnë si marrëzi veprimin e presidentit.
Pavarësisht motivit politik të presidentit, i cili lidhet me publicitetin dhe me faktorizimin si palë e cila mund të bëjë më shumë në normalizimin e marrëdhënieve me serbët dhe Serbinë, sidomos në prag të vizitës së Zëvendës Presidentit të SHBA në Kosovë, përkulja para viktimave civile është një akt qytetërues i cili nuk duhet të jetë i kushtëzuar me asgjë. Fatkeqësisht liderët serb, as ata të Serbisë nuk arritën të e bëjnë ende një gjest të tillë, sado simbolik që të ishte ai, edhe pse krimet e shtetit serb tashmë janë të dokumentuara . Viktimat civile nuk duhet të jenë pjesë e pazareve politike, por krimet ndaj civilëve duhet të gjykohen politikisht, dhe të zbardhen gjithsesi përmes proceseve të rregullta gjyqësore ku kriminelët duhet të marrin gjykimin e merituar.
Intelektualët shqiptarë, duke ikur nga konfrontimet partiake për pushtet, pavarësisht nëse ishte akt përfitimi politik, apo motive nga më të ndryshmet, duhet të mbështesin daljen nga barrikadat e konflikteve ndëretnike, qoftë edhe njëanshëm, për të hapur rrugë komunikimit më të mirë dhe për të demitizuar “armikun e përjetshëm” andej barrikadave prapa të cilëve fshihen të gjithë përfituesit andej e këndej dhe kështu punojnë për me e përjetësue edhe konfliktin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!