LAJMI I FUNDIT:

Nëse mbështeteni shumë në planin “B”, kjo mund t’ua shkatërrojë planin “A”

Nëse mbështeteni shumë në planin “B”, kjo mund t’ua shkatërrojë planin “A”

Është mirë të keni plane rezervë në rast se nuk mund t’i arrini qëllimet në karrierë apo në jetën personale.

Sidoqoftë, nëse kaloni shumë kohë duke u përpjekur t’i gjeni detajet e planeve rezervë, atëherë kjo do t’ua pakësojë mundësitë për ta zbatuar planin e parë, transmeton Telegrafi.

Siç shpjegon një ueb sajt për produktivitetin, kur keni vetëm një plan për të arritur një qëllim, ju përkushtoheni me krejt forcën në të.


Por, nëse keni një plan rezervë më të lehtë, atëherë keni tendenca të mos përpiqeni aq shumë për planin “A” kur bëhet i vështirë, dhe e favorizoni planin “B”.

Kjo ide është reflektuar edhe në disa hulumtime ë kryera nga Universiteti i Winscons-Madison dhe Universitetit të Pennsylvanisë.

Bazuar në zbulimet e tyre, hulumtuesit Jihae Shin dhe Katherine Milkman kanë këshilluar që pavarësisht se pasja e planeve rezervë ka përfitime të njohura (si zvogëlimi i shqetësimit për të ardhmen), gjithashtu ka edhe shumë të këqija.

Eksperimenti ka një shpjegim interesant ku tregon se duke e lehtësuar frikën, plani rezervë mund t’ua shuaj pasionin që digjet brenda jush.

Normalisht, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të keni një plan rezervë, por duhet të punoni në të dy planet njësoj. /Telegrafi/