Zoran Arbutina
Çështja e dyshtetësisë i ndan mendimet dhe qëndrimet në Gjermani. Argumentet çuditërisht janë ende edhe sot të qëmotshme. Kështu thuhet njeriu nuk mund të jetë “shërbëtor i dy zotërinjve”, apo se ka konflikte në lidhje me besnikërinë në rastin kur dikush është qytetarëve i dy vendeve. Me këtë ushqehen frikëra: për një “kolonë të pestë” të despotëve dhe të autokratëve dhe vihet në dyshim aftësia dhe gatishmëria për demokraci i qytetarëve me nënshtetësi të dyfishtë. Mesazhi është i thjeshtë: po afrohet rreziku!
Megjithatë si rrezik nuk shihen mbështetësit e Trumpit në radhët e gjermano-amerikanëve, apo mbështetësit e Le Pen në radhët e gjermano-fracezëve, tifozët Kaczynski në mesin e 690.000 gjermano-polakëve apo rreth 570.000 gjermanët nga Rusia që kanë mirëkuptim për Putinin. Jo, fjala është vetëm për ithtarët e Rexhep Tajip Erdogan në radhët e 530,000 turqve, që përveç pasaportës turke kanë edhe një gjermane.
Erdogani është aktualisht armiku i preferuar i gjermanëve, njeriu prej të cilit duhet të kemi frikë dhe i cili kërcënon Evropën demokratike. Dhe kolona e pestë e tij janë turko-gjermanët që vetëm sa presin një sinjal prej tij.
Vetëm se heqja e dyshtetësisë nuk zgjidh asnjë nga problemet reale apo të supozuara që kanë kundërshtarët e saj me të. Nënshtetësia e dyfishtë lejohet nga legjislacioni i Bashkimit Evropian. Qytetarëve të BE-së pra nuk mund t’u hiqet kjo e drejtë. Gjermanisë i duhet pra të durojë si e përkrahësit e Orbanit në radhë e gjermano-hungarezëve edhe radikalët e djathtë nostalgjikë të ustashëve në radhët e gjermano-kroatëve.
Pra është e qartë që kjo ka të bëjë vetëm me turqit. Prandaj është e dobishme të kujtojmë disa fakte: sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 në Gjermani kishte rreth 4,3 milionë vetë që përveç nënshtetësisë gjermane kishin dhe një tjetër. Nga këta rreth gjysmë milioni ishin turq. Për krahasim, në të njëjtën kohë në Gjermani jetonin 1.5 milionë turq pa pasaportë gjermane dhe rreth 800,000 vetë me origjinë turke por vetëm me pasaportë gjermane. Në tërësi dy pasaporta kanë më pak se 20 për qind e turqve në Gjermani. Ku ekziston pra kërcënimi për demokracinë gjermane?
Debati i fundit në lidhje me shtetësinë e dyfishtë shpërtheu pas tubimit pro-Erdoganit që u zhvillua një fundjavë më parë në Këln. 30.000-40.000 vetë demonstruan aty – pja jo më shumë se gjashtë deri në shtatë për qind e të gjithë turko-gjermane me shtetësi të dyfishtë, ose 1.5 për qind e të gjithë qytetarëve me origjinë turke që jetojnë në Gjermani. Edhe në qoftë se të gjithë demonstruesit e Këlnit do të ishin pa përjashtim përbuzës të demokracisë – të njëjtën përqindje e gjejmë të evidentuar edhe në të gjitha sondazhet dhe rezultatet e zgjedhjeve edhe në mesin e gjermanëve, pa origjinë migrimi.
Argumenti i preferuar i kundërshtarëve të dynënshtetësisë është: dy pasaporta = besnikëri e dyfishtë. Kjo ka pak të bëjë me realitetin. Për miliona njerëz me prejardhje emigrantësh në Gjermani identitetet e shumëfishta janë të vetëkuptueshme. Bëhet fjalë për gjuhë të ndryshme, kultura të ndryshme dhe përgjigje të ndryshme për pyetjet: ku ndihem mirë, ku kam hedhur rrënjë? Shtetësia e dyfishtë është një mënyrë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje dhe një shenjë e dukshme e e përkatësisë në të njëjtën kohë në botë të ndryshme – dhe për këtë arsye shenjë integrimi. Të besosh se dikush që detyrohet të dorëzojë një pasaportë, do të heqë dorë edhe një nga besnikëritë e tij, është e gabuar. Kjo çon vetëm në hidhërim, hipokrizi dhe kthim shpine. Sepse me besnikërinë është si me dashurinë: seksin mund ta gjesh me detyrim, dashurinë jo!
Natyrisht, demokracia duhet të jetë vigjilente, ajo ka nevojë për aftësinë për të luftuar armiqtë e saj. Por megjithatë një demokraci moderne mund të mbijetojë dhe të vazhdojë të zhvillohen. Dhe një shprehje e kësaj hapjeje është që t’u mundësojë qytetarëve të saj, ta jetojnë identitetin e tyre siç e ndjejnë atë – edhe nëse kjo sjell me vete dy pasaporta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFIFA po vjen me një risi – synohet zëvendësimi i VAR-it me një sistem që do të shkaktonte revolucion
Fotoja që po trondit rrjetet sociale: Një jashtokësor në aeroplan apo thjesht iluzion optik?
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Ryva Kajtazi humbi personin më të shtrenjtë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A