Kush mund t’i dijë më mirë kufijtë e brendshëm të një shteti, sesa ai shtet që i ka vendosur ata kufij?
Në përpjekje për të arsyetuar versionin aktual të marrëveshjes për demarkim të kufirit Kosovë-Mali i Zi, kryeministri Isa Mustafa ka kohë që pa ndërprerë thotë se nuk u beson hartave të Jugosllavisë.
Qëllimi i këtij diskursi është më se i qartë, të stigmatizohen si projugosllavë të gjithë ekspertët të cilët janë duke e kundërshtuar versionin aktual të marrëveshjes dhe në të njëjtën kohë, meqë ky nuk u beson hartave të Jugosllavisë, del që është antijugosllav dhe rrjedhimisht edhe patriot!
Pra, sipas kësaj logjike të tyre, kushdo që thirret në harta Jugosllave nuk mund ta dijë saktë se ku është kufiri!
Të njëjtin qëndrim lidhur me hartat e Jugosllavisë mbrëmë e mbajti edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Ai madje nuk u ndal vetëm te mosbesimi ndaj hartave të Jugosllavisë, por shtoi edhe një gjë: tha se nuk i beson as mendësisë jugosllave! Këtë çështjen e mendësisë bën mirë ta sqarojë me partnerin e tij të koalicionit, z. Mustafa. Por, për këtë temë flasim ndonjëherë tjetër.
Le të ndalemi te besimi apo mos besimi në hartat e Jugosllavisë dhe të ndjekim logjikën e argumenti të tyre.
Tani, të thuash se nuk iu beson hartave të Jugosllavisë kur bëhet fjalë për kufijtë e republikave dhe të krahinave që e përbënin ish-Jugosllavinë, është njësoj sikur të thuash se nuk u beson hartave të Amerikës për kufijtë e shteteve që i përbëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Sikur të thuash se nuk iu beson hartave të Gjermanisë për kufijtë e landeve që e përbëjnë Republikën Federale të Gjermanisë! Sikur të thuash se nuk iu beson hartave të Zvicrës për kufijtë e kantoneve që e përbëjnë Federatën e Zvicrës!
Sipas kësaj logjike të tyre, në rast se eventualisht këto vende vendosin të ndahen, atëherë, shtetet e reja që do të dilnin nga ndarja e këtyre shteteve, për të caktuar kufijtë mes tyre, mund të përdorin çfarëdo harta tjera përveç hartat të cilat ato dikur vet i kanë prodhuar!
E, kush mund t’i dijë më mirë kufijtë e këtyre shteteve se sa vet këto shtete të cilat i kanë vendosur ato kufij? Sigurisht që askush.
Besoj mjafton kjo analogji për të parë se argumenti i tyre nuk ndjek asnjë logjikë të qëndrueshme dhe se përveç manipulues nuk mund të quhet ndryshe.
Prandaj, është absurd i madh të thuash që krejt bota e paska ditur se ku kanë qenë kufijtë në mes republikave dhe krahinave të ish-Jugosllavisë, veç Jugosllavia jo.
Kthjelluni more, sepse supozohet që udhëheqësit e një shteti, në mos më shumë, së paku kaq duhet të dinë, që kufijtë në mes të njësive që e përbëjnë një shtet i vendos shteti vet dhe pastaj i harton dhe i boton hartat po ashtu secili shtet vet.
E tek pastaj ato harta bëhen pjesë e hartave rajonale e më gjerë dhe jo anasjelltas!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale