Në ditën Ndërkombëtare të Rinisë, kur të rinjtë kosovarë po përballen me sfida nga më të ndryshmet, që nga shkollimi, punësimi dhe nevoja për trajtim të barabartë me të gjithë të rinjtë e Evropës, rrjeti OJQ-ve të Llapit, ka ngre zërin ndaj zhvillimeve të gjithmbarshme në vend, “me theks të veçantë tek ato zhvillime që nga persona të caktuar, të vendit – komunës sonë, që me veprimet e tyre, me ose pa vetëdije, po nxisin ndasi e po krijojnë huti dhe pengojnë procesin tonë integrues”.
Rinia llapjane kundërshton personat “me agjendë të turbullt, dalin zëra që e kontestojnë, ndihmën dhe partneritetin e dëshmuar të miqve dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë, të cilët na ndihmuan të çlirohemi dhe me aktin e shpalljes së pavarësisë, njohën ekzistencën e shtetit tonë në kufijtë dhe tërësinë territoriale, të cilët tani po shenjëzohen si kufij shtetëror”.
“Zhvillimet e fundit politike në vendin tonë, ndonëse janë jashtë fushëveprimit tonë, si mekanizma jo-qeveritarë, na bëjnë të adresohemi, sepse bindjet e disa individëve, agjendat e tyre të mbrapshta dhe lufta e xhelozia personale e profesionale ndaj mekanizmave shtetërorë, po e dërgon vendin tonë në rrugë qorre dhe po e vazhdon izolimin tonë në raport me Evropën e bashkuar”, thuhet në reagim.
“Ne, të rinjtë, u bëjmë thirrje atyre që bartin tri e me shumë vende pune, marrin tri e më shumë paga, kanë viza dhe shëtisin çdo muaj vende të ndryshme evropiane që t’i lënë anash ndasitë me qëllim protagonizmin politik dhe t’i thërrasin mendjes e të mendojnë për të ardhmen tonë”, thuhet në komunikatën e rrjetit të OJQ-ve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama