LAJMI I FUNDIT:

Gmail, kafeja e parë dhe Pablo Eskobar: 10 kuriozitete suprizuese (Foto)

Gmail, kafeja e parë dhe Pablo Eskobar: 10 kuriozitete suprizuese (Foto)

Çfarë ishte Gmail përpara Google-it? Kush ia vodhi 2,1 miliardë dollarë Pablo Eskobarit? Ku lindi kafeja e parë në botë? 10 kuriozitete suprizuese nga e gjithë bota.

1- Origjina e Bankës Amerika


1

Bank of Amerika, e dyta më e madhja në këtë vend ka lindur nga një tjetër bankë, Bank of Italy e San Frannciskos në vitin 1904 nga emigranti italian Amadeo Giannini.

2- Kush e dizenjoi flamurin e fundit të SHBA-ve

2

Flamuri që SHBA përdor sot me 50 yje është dizenjuar nga një nxënës, Robert G. Heft i cili e pati atë si një detyre mësimore. Shumë historianë thonë se nga flamuri Heft u inspirua presidenti Eisenhoëer në vitin 1958 për të zgjedhur flamurin. Dhe të mendosh që për këtë punë, mësuesi e vlerësoi nxënësit me një –B: më pak se 8.

Femrat që refuzojnë të mbulohen, torturohen nga pjesëtarët e ISIS-it (Foto/Video)
Lexo po ashtu Femrat që refuzojnë të mbulohen, torturohen nga pjesëtarët e ISIS-it (Foto/Video)

3- Dollarët e ngrënë nga minjtë

3

Përllogaritet se 2.1 miliard dollarë nga pasuria e tij e stërmadhe, bosi me i madh i drogës, Pablo Escobar, i ka humbur duke ia ngrënë minjtë nëpër magazinat ku i mbante.

4-Ku lindi kafeneja e pare

4

Kafeneja e parë në botë është hapur në Kostandinopoje, kryeqytetin e dikurshëm të Perandorisë Bizantine. Ishte viti 1554. Pas saj, e dyta është hapur në Aleppo, tashmë e famshme edhe për shkak te ISIS-it, në Siri. Bëhej fjalë për vende ku burrat takoheshin për të dëgjuar poezi, ose për të luajtur lojëra, si për shembull shah.

5- Qytete që po fundosen

5

Nuk bëhet fjalë për Venecian. Nëse Venecia e famshme në Itali zhytet në det me 2 mm në vit, Meksiko humbet 10 cm në vit, duke shkuar kështu drejt një kolapsi definitiv.

6-Kush e zbuloi i pari picën, milanezët apo njujorkezët?

6

Gabon kushdo që beson se amerikanët e kanë zbuluar picën shumë vite më parë sesa italianët. Përkundrazi. Piceria e parë në Nju Jork u hap në vitin 1905, nga ideja e emigrantit të quajtur, Gennaro Lombardi, transmeton tiranaobserver. Kishin kaluar 15 vjet që nga shpikja e “Margaritës”, megjithëse suksesi qe thuajse i menjëhershëm. Sot, pica më popullore në SHBA është pica “Pepperoni” (me sallam pikant).

“Bisha” e Obamës: 10 fakte që nuk i dini për veturën më të blinduar në histori (Foto)
Lexo po ashtu “Bisha” e Obamës: 10 fakte që nuk i dini për veturën më të blinduar në histori (Foto)

7- Një çokollatë që kushton sa ari

7

Çokollata më shtrenjtë në botë është To’ak dhe çmimi i saj shkon deri  në 260 dollarë.

8- Çfarë ishte Gmail përpara Google-it?

8

Përpara se te përdorej nga Google për të përcaktuar postën elektronike, gmail, quhej një tjetër shërbim postar elektronik falas i sit-it Garfield.

9- Olimpiadat artistike

9

Mes viteve 1912 dhe 1948, mes garave sportive kishte edhe gara për pikturë, muzikë, arkitekturë dhe letërsi. Në 1954, me dekret te Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, u përcaktua që këto punime vetëm sa mund të shfaqeshin dhe ekspozoheshin, por nuk do të garonin më mes tyre dhe nuk do të kishte fitues.

10- Sa kushtoi simboli i Australisë? 

10

Opera House në Sidni të Australisë u inaugurua nga Mbretëresha Elisabeta më 20 tetor 1973. Ndërtimi i saj u shoqërua me një skandal, për shkak te kostos së larte që në atë kohe u vlerësuar nga 7 deri në 102 milion dollarë australiane.