LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile kërkon trajtim me urgjencë të materialeve të “Dosjes së Shefave”

Shoqëria civile kërkon trajtim me urgjencë të materialeve të “Dosjes së Shefave”

Bisedat e publikuara deri tani nga Gazeta Online Insajderi, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, përmbajnë dyshime serioze të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, rrjedhimisht elemente të veprave penale në të cilat janë implikuar zyrtarë të lartë shtetëror.

Për më tepër, po sipas KDI-së, reagimi qytetar i manifestuar ditëve të fundit nëpërmjet protestave dhe formave tjera ku kërkohet përgjegjësi politike dhe penale e aktorëve të përfshirë është legjitim dhe vetëm sa e shton urgjencën e trajtimit të këtij rasti.

“Ne po ashtu jemi dëshmitarë të përpjekjeve të Kryeprokurorit të Shtetit në drejtim të gjetjes së mundësive ligjore për hetim më të thellë të përgjimeve të realizuara nga prokurorët e EULEX-it gjatë hetimeve në rastin MTPT, e të publikuara së fundi nga Insajderi. Vendimi i juaj si Kryeprokuror për krijimin e një ekipi prokurorësh nga zyra e Prokurorit të Shtetit dhe nga Prokuroria Speciale për të verifikuar dhe analizuar materialet e përgjimeve është inkurajues, sidoqoftë përmes kësaj letre ne shprehim shqetësimin dhe kërkojmë që kjo çështje të trajtohet me prioritet”, thuhet në reagimin e KDI-së.


Në reagim shtohet më tej se duke u thirrur në parimet e ndarjes dhe pavarësisë së pushteteve, në autoritetin dhe përgjegjësinë e Prokurorit të Shtetit për sundim të ligjit dhe ndjekjen e veprave penale, ne organizatat jo-qeveritare të poshtëshënuara, kërkojmë nga institucioni i Prokurorit të Shtetit, që në mënyrë të paanshme dhe konform mandatit kushtetues dhe ligjor:

“Të veprojë me efikasitet, diligjencë dhe profesionalizëm në hetimin e këtyre përgjimeve dhe të gjykojë nëse ka elemente të veprës penale të kryer nga zyrtarët shtetërorë dhe personat tjerë të përgjuar me vendim të gjykatës. Të trajtojë këto materiale me urgjencë dhe të japë rezultate në afat sa më të shkurtër, në mënyrë që të mos e shkatërrojë përfundimisht besimin publik edhe ashtu mjaft të ulët në institucionet e drejtësisë. Të jetë transparent dhe në vazhdimësi të mbajë publikun të informuar lidhur me progresin e hetimeve, gjetjet dhe hapat e mëtutjeshëm. Të bashkëpunojë me Agjencinë Kundër-Korrupsion për të verifikuar rastet e emërimeve politike dhe të jashtëligjshme në bordet e ndërmarrjeve publike, të gjetura në hetimin paraprak të Agjencisë dhe të organizatave të shoqërisë civile”, thuhet në më tej në reagim.

“Në besojmë se ekspediteti në analizimin dhe verifikimin e materialeve nga përgjimet e prokurorisë do të jepte përgjigje në shumë pyetje të ngritura nga publiku dhe do të sqaronte opinionin publik në lidhje me çdo dyshim”, përfundohet në reagimin e KDI-së.

Sipas njoftimit, këto janë organizatat nënshkruese të këtij reagimi:

CHwB Kosova

Çohu

Demokraci Plus (D+)

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Iniciativa për Ide dhe Alternativa

Iniciativa për Progres (INPO)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti GAP

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D)

Këshilli Rinor Kosovar

Klubi Avokues për Personat me Aftësi të Kufizuar (KAPAK)

Lëvizjaj FOL

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë (YIHR KS)

OJQ KCIC

OJQ Konsumatori

OJQ Zana

Qendra per Politika dhe Avokim (QPA)

Rrjeti i Grupeve te Grave te Kosovës (RrGGK)

STIKK

Syri i Vizionit

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori