LAJMI I FUNDIT:

A flasin femrat më shumë sesa meshkujt?

A flasin femrat më shumë sesa meshkujt?

Idenë e rrënjosur se femrat e dashurojnë të folurën, ndërsa meshkujt janë më të rezervuar në bisedat mes tyre është përpjekur që ta analizojë shkenca.

Pas disa kërkimeve të kryera, duket se ky mendim mbizotërues është i vërtetë dhe përgjegjës për këtë mund të jetë një proteinë, FoxP2 (e cila nga shkencëtarët njihet edhe si proteina e gjuhës), e cila është e pranishme në sasi më të madhe në trurin e femrës.


Këtë e tregon një studim i bërë në universitetin e “Maryland-it”, që kreu një testim ciklik mbi një grup prej 20 fëmijësh, 10 djem dhe 10 vajza të moshave 4-5 vjeçare.

Te vajzat kjo proteinë ishe rreth 30% në sasi më të madhe sesa te djemtë, e kjo shpjegon se përse zakonisht vajzat nisin që të flasin më shpejt krahasuar me djemtë dhe në vazhdim përdorin një fjalor më të gjerë.

2-376_sibgling_rivalry_girls_fl_b_ls

Ky rezultat konfirmon të dhënat e një kërkimi të kryer nga neuropsikiatrja Louann Brizendine, e publikuar në revistën “The Female Brain”, në bazë të të cilit gratë shqiptojnë 20 mijë fjalë në ditë, ndërsa burrat vetëm 7 mijë.

Në një studim të mëpasshëm të universitetit të “Arizonës”, ndryshimi i fjalëve të shqiptuara ulet ndjeshëm.

Referuar atij, femrat thonë në një ditë vetëm 16.215 fjalë, krahasuar me meshkujt që shqiptojnë 15.669. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse duhet të vendosni folie alumini në dorezat e dyerve sa herë që largoheni nga banesa?

Pse duhet të vendosni folie alumini në dorezat e dyerve sa herë që largoheni nga banesa?

A e dini se...
Ata janë më të zgjuarit - gjenitë e vërtetë lindin në këtë shenjë të zodiakut

Ata janë më të zgjuarit - gjenitë e vërtetë lindin në këtë shenjë të zodiakut

Astrologji
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Shumë prej jush e keni harxhuar zbutësin pa nevojë, ja sasia që duhet ta vendosni për të larë rrobat

Shumë prej jush e keni harxhuar zbutësin pa nevojë, ja sasia që duhet ta vendosni për të larë rrobat

A e dini se...
Me këto veprime e ‘prishni’ makinën larëse, këto gjëra nuk i keni ditur

Me këto veprime e ‘prishni’ makinën larëse, këto gjëra nuk i keni ditur

A e dini se...
Hëna e plotë në Shigjetar: Ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Hëna e plotë në Shigjetar: Ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Lifestyle
Kalo në kategori