LAJMI I FUNDIT:

Puthja e nënës natyrë: Lulja e buzëve njerëzore magjeps botën!

Puthja e nënës natyrë: Lulja e buzëve njerëzore magjeps botën!

Edhe pse për të nuk dihet mjaft, është bërë e popullarizuar për shkak të pamjes krejtësisht të pazakonshme, e cila vërtet ngjason me buzët njerëzore.

Lulja e pazakonshme me emrin Psychotria elata, tërheq interesimin e adhuruesve të luleve për shkak të pamjes së pazakonshme – formës së buzëve njerëzore, transmeton Telegrafi.


E quajnë puthje e natyrës, puthje rinore, lule e buzëve të zjarrta dhe buzë lavireje, – bën pjesë në familjen e luleve Psychotria, ekzistojnë rreth 2.000 lloje bëjnë pjesë në njërën ndër familjet e luleve më të mëdha.

Disa lloje janë të rrezikuara apo kërcënohen nga zhdukja për shkak të prerjes masive të maleve, posaçërisht të llojeve të Afrikës Qendrore dhe të Pacifikut.

Psychotria-elata2

Bima me sa duket ka evoluar në formën e saj aktuale për të tërhequr më shumë insektet e tilla si fluturat.

Sipas Oddity Central, këto buzë janë të dukshme vetëm për një kohë të shkurtër, para se bima të hapet plotësisht dhe të zbulojë lulen e saj

Psychotria elata, me ngjyrën e kuqe që ka, por edhe për pamjen sensuale, të kujton buzët e famshme si ato të Marilyn Monroe, Mick Jagger apo Angelina Jolie. /Telegrafi/

9381777100_dbc225c0fa_b