Ushtrimet fizike janë çelësi për mposhtjen e pagjumësisë. Por, kur mendoni se është koha e duhur të ushtroni?
Një studim i ri nga Universiteti i Jyvaskyla në Finlandë ka zbuluar se 30 minuta të ushtrimeve në ditë janë çelësi për mposhtjen e gjumit me kualitet të dobët – fakt tejet i rëndësishëm për 50 për qind të njerëzve mbipeshë që vuajnë nga pagjumësia. Përse? Ushtrimet fizike ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes mendore që lidhet me pagjumësinë, gjë që e bën më të lehtë “ndaljen e trurit”, transmeton Telegrafi.
Por, cila është koha më e mirë të ushtroni që t’i maksimizoni efektet? Pas së gjithash, nëse keni probleme me gjumë, koha që shkoni në palestër gjatë ditës e përcakton atë se sa mirë do të kaloni gjatë natës, sipas një hulumtimi të ri nga Universiteti Appalachian.
Në studim, njerëzit që bënin ushtrime fizike në orën 07:00 të mëngjesit flinin më shpejt sesa ata që nuk ushtronin fare, ose më shpejt sesa ata që shkonin në palestër gjatë pasdites apo në mbrëmje. Sidoqoftë, personat që ngrinin pesha në orën 07:00 të pasdites, jo vetëm që flinin më mirë përgjatë natës sesa ata që nuk ushtronin fare, por edhe më mirë sesa ata që ushtronin në mëngjes.
Kjo tregon se nëse keni probleme të bini në gjumë, ushtrimet e mëngjesit mund të jeni zgjidhja e duhur për këtë problem. Por, nëse keni vështirësi të qëndroni në gjumë, ushtrimet e mbrëmjes janë zgjidhja e duhur për këtë.
Nëse ushtroni në mëngjes, mundësitë janë të mëdha që jeni duke e ndryshuar ciklin e gjumit për t’u zgjuar më herët që të akomodohet me ushtrimet. Kjo, bashkë me kaloritë që i digjni herët gjatë ditës, ndihmojnë që të bini më shpejt në botën e ëndrrave, thotë udhëheqësi i këtij studimi, Scott r. Collier.
Sidoqoftë, nëse ushtroni gjatë natës, rritja e nxehtësisë së trupit nga ngritja e peshave i relakson muskujt, gjë që krijon efekt termal të njëjtë me një dush të nxehtë, thotë ai. Dhe kjo, bashkë me lodhjen e muskujve, mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë dhe ju ndalojnë të zgjoheni nga gjumi pasi të keni rënë në gjumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!