Lulzim Omuri
Akoma pa u qetësuar nga emocionet maratonë të kalimit të reformës në drejtësi, qytetarët e qarkut të Kukësit dhe të gjithë përdoruesit e Rrugës së Kombit, lexuan në media se shpallet taksambledhësi shtesë për këtë rrugë.
Hapja e kësaj rruge uli në mënyrë të dukshme kostot e transportit, si dhe kohën për udhëtimin nga Kukësi drejt metropolit dhe bregdetit, dhe jo më pak e rëndësishme shkurtoi distancën Shqipëri-Kosovë. Edhe një arsye që kjo të quhet “Rruga e Kombit”.
Shumë banorë të zonës u kthyen në pronat e tyre dhe ndërtuan, dikush një shtëpi, dikush tjetër investoi në bujqësi apo blegtori, pasi tashmë tregu dhe koha ishin shumë më afër e shkurt. Gjithashtu, kjo rrugë ndikoi shumë edhe në turizmin, duke dashur të përmendim dhjetëfishimin e turistëve në Valbonë, në malet e Kukësit, në të gjithë luginën e Drinit të Zi dhe atij të Bardhë.
Dukshëm është edhe interesi i kryetarit të Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu, për realizimin e kushteve të favorshme për investime në afrimin e shumë bizneseve, në mënyrë që të ndikojë në uljen e papunësisë në një zonë ku për nga niveli i papunësisë renditet ndër të parat në rang kombëtar – në mos i pari.
Në këtë analizë nuk dua të përqendrohem në kanalin e ndikimit që do të ketë vendosja e kësaj takse në turizëm, ku mbi 50 për qind vijnë në vend nga trojet shqiptare, duke përshkuar Rrugën e Kombit. Ky ndikim do të jetë një tregues i reflektuar direkt në shifrat e turizmit vitin e ardhshëm.
Por, çfarë ndodh?
Më 22 korrik jepet njoftimi për shpalljen e një fituesi privat, madje i huaj, në një rrugë të ndërtuar nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Kjo nuk është një rrugë e ndërtuar nga një firmë private, e cila në bazë të një kontrate edhe mund ta shfrytëzonte pas ndërtimit. Por, fakti është se e gjitha është investim publik nga Buxheti i shtetit.
Qytetarët shqiptarë paguajnë sot taksën e qarkullimi,t e cila paguhet çdo vit nga përdoruesit e automjeteve. Në këto kushte është fare e thjeshtë situata që do të krijohet. Qytetarët do të paguajnë tri herë të njëjtën rrugë: një herë kur u ndërtua, një herë në vit në taksën e qarkullimit, dhe tashmë për çdo kalim që do ta bëjnë.
Kur një rrugë bëhet me pagesë, gjithmonë shteti ka për detyrë të ofrojë një rrugë alternative për ata që nuk kanë mundësi ta paguajnë atë. Mos vallë po i fton të kalojnë rrugës së vjetër përsëri?
Nëse bëjmë një krahasim për autostradën në një vend fqinj, si Maqedonia, aty paguhet 5.5 euro për 300 kilometra. Ndërsa, ne do të paguajmë pesë euro për 100 kilometra një rrugë publike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit

Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: Jam i tronditur, pusho në paqe shoku im

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë