LAJMI I FUNDIT:

Provë për sistemin presidencial turk

Provë për sistemin presidencial turk

Reinhard Baumgarten

Presidenti Erdogan merr atë që do. Për tri muaj ai do të ketë mundësi të drejtojë me dekrete fatet e vendit. Këtë ai ka kohë që e bën, por tani ai ka edhe bazën e nevojshme kushtetuese. Kjo ka rëndësi për të, prandaj ai kërkon me çdo kusht edhe një ndryshim të kushtetutës. Në të do të fiksohet edhe parimi i një sistemi presidencial.

Ai e ushtron gjithsesi këtë pushtet presidencial dhe mund ta harronte këtë. Po,r një legjitimim demokratik i pushtetit të tij është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të. Prandaj ai nuk lë rast pa kujtuar se është presidenti i parë i zgjedhur direkt nga populli.


Erdogani dëshiron ta përdorë për provë gjendjen e jashtëzakonshme. Ai do të ndajë dhe të sundojë, përmes mënyrës së tij të sundimit ai do ta ndajë popullin edhe më fort në atë që janë për të dhe që janë kundër tij. Kjo është përvoja e ditëve dhe netëve të shkuara.

Megjithë skepticizmin përballë Presidentit Erdogan nuk duhet harruar se në ç’situatë të rrezikshme u ndodh Turqia natën e puçit. Për shkak të shumë masave jodemokratike, Erdogani shihet pikërisht në Gjermani që në krye me mosbesim. Por sa më shumë hollësi bëhen të ditura për planet dhe synimet e puçistëve, aq më tepër bie në mendime. Një juntë ushtarake do të kishte sjellë shumë vuajtje në popull, do ta kishte hedhur vendin pas me vite, nëse jo me dekada.

Turqia mezi i shpëtoi një katastrofe të mundshme. Nga ana tjetër tani duhet të sigurohet që pas puçit nuk është para puçit. Presidenti Erdogan nuk duhet ta përdorë gjendjen e jashtëzakonshme për një “puç të bardhë” për të realizuar objektivat e tij. Puçistët u përgatitën gjatë për përpjekjen për puç. Por edhe më gjatë është përgatitur Erdogani për “spastrimin” siç e quan ai, të cilin e nisi natën e puçit. Fakti që sa thellë kishin depërtuar në ambientin e tij më të ngushtë mbështetës realë dhe të supozuar të Gylenit do ta nxisë edhe më tej dëshirën e tij për spastrime. Dhe në rastin më të keq, edhe paranoia politike e udhëheqjes turke, se ajo është e rrethuar nga armiq dhe komplotistë, do të nxitet edhe më tej.

Në trend

Më shumë
Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Magazina
Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit

Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit

Magazina
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Botë
Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: Jam i tronditur, pusho në paqe shoku im

Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: Jam i tronditur, pusho në paqe shoku im

Magazina
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Kalo në kategori