I gjithë populli turk qëndroi zgjuar gjatë natës për të parë se çfarë po ndodhte. Të shtunën qeveria turke deklaroi se grushti ushtarak i shtetit dështoi. Por, e ardhmja politike është e paqartë.
Ky grusht shteti nuk ishte një nga ata ta zakonshmit, siç ka përjetuar Turqia në të shkuarën. Këtë herë vetëm një fraksion brenda ushtrisë është përpjekur të rrëzojë qeverinë. Ende nuk dihet me siguri, kush fshihet pas tij. Por qeveria tregoi me gisht menjëherë tek Fetullah Gyleni, drejtuesi i lëvizjes Gylen, armiku dhe rivali i presidentit Erdogan, i cili jeton nga viti 1999 në SHBA. Lëvizja është shpallur organizatë terroriste.
Në të shkuarën Turqia ka përjetuar disa puçe ushtarake. Në vitet 80-të e mori ushtria pushtetin, pas sulmeve të përgjakshme mes aktivistëve të majtë dhe të djathtë. Por të gjithë këta grushta shteti bazoheshin tek iniciativa e përbashkët e forcave të sigurisë. Këtë herë duket se është përfshirë vetëm një grup i vogël i ushtrisë.
Deri më tani janë arrestuar mijëra ushtarë. Gjatë natës u zhvilluan luftime mes pjesëtarëve të ushtrisë dhe forcave të policisë turke. Por, kush fshihet pas tyre? Ende shumë pyetje nuk kanë marrë përgjigje. Sërish tregohet se në Turqi ka grupe që veprojnë kundër demokracisë dhe stabilitetit. Është e frikshme, kur shikon se si një vend brenda natës shndërrohet në një rajon lufte, me bomba që bien në ndërtesën e parlamentit, apo avionë luftarakë, që fluturojnë në qiellin e Ankarasë.
Bota nuk duhet të shikojë, se si një Turqi e pastabilizuar, që lufton kundër terrorizmit dhe të ashtuquajturit “Shteti Islamik” fundoset në kaos. Turqia ka tani më shumë se kurrë nevojë për stabilitet. Grushti ushtarak i shtetit tregon se sa e brishtë është gjendja në vend.
Në vitet e fundit, Turqia ka qenë objektiv i rregullt i sulmeve terroriste, të cilat kërcënojnë ta fusin vendin në një luftë qytetare, që do ishte një tjetër nivel i kërcënimit, e që Turqia duhet ta marrë shumë seriozisht. Sipas gjasave në gusht, Gjykata e Lartë Ushtarake e Turqisë do të vendosë për përjashtimin ose jo të lëvizjes Gylen nga forcat e armatosura. Ende është herët të thuhet, nëse kjo përpjekje për grusht shteti ka të bëjë me vendimin që merret në gusht.
Në këtë skenar tmerri një gjë është e sigurt: Hapat e ardhshëm kanë rëndësi të jashtëzakonshme për Turqinë. Do të përdoret tentativa e puçit ushtarak për manovra politike? Deri më tani partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka dalë më e fortë nga çdo sulm terrorist. Por, këtë herë bashkësia ndërkombëtare i ka sytë drejt Turqisë dhe të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive e mbështesin Erdoganin për të forcuar shtetin ligjor. Kur të kalojë kjo ëndërr e keqe, në rend të ditës duhet të qëndrojë forcimi i demokracisë në Turqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania